Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
17 July 2026
Vizion fokus

Hoxha takon homologun serb: Retorika që nxit tensionet dhe...

“Sterilizimi” në GJKKO, Beqaj kundërshton akuzat: Tre vite hetime...

Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës: Suksese në...

Irani njofton 38 të vdekur dhe më shumë se...

Hungaria çmonton sistemin e Orbanit, Magyar shfuqizon “trashëgiminë” e...

Çahet tubacioni 110-vjeçar i ujit në Los Angeles, përmbytet...

SHBA vijon sulmet ndaj Iranit për të gjashtën natë...

Karaj: Zgjedhjet e parakohshme e bëjnë Ramën mbret! Hitaj:...

Debat në studio, Hoxha: Ikim te QSUT, i ke...

“Bëjmë nga dy punë dhe nuk blejmë dot një...

Hungaria çmonton sistemin e Orbanit, Magyar shfuqizon “trashëgiminë” e paraardhësit me ndryshime kushtetuese

17 Korrik 09:08

Viktor Orbani kishte marrë masa për rastin kur do të humbte pushtetin, të paktën kështu mendonte ai. Shumë poste kyçe në shtetin dhe administratën e Hungarisë qeveria e tij i kishte mbushur me njerëz besnikë për vite me radhë, ndërsa shkarkimin e tyre e kishte lidhur me një vendim parlamentar me shumicë prej dy të tretash. Në këtë mënyrë Orbani donte t’i përjetësonte edhe disa institucione. Llogaria pas kësaj: puna e çdo qeverie tjetër duhej sabotuar sa më shumë. Në prapaskenë Orbani do të kishte mundësi të vendoste, edhe kur nuk ishte kryeministër.

Ajo që autokrati i rrëzuar më 12 prill nuk e kishte parashikuar ishte disfata dërrmuese e partisë së tij Fidesz (Bashkimi i Demokratëve të Rinj) dhe shumica historikisht e lartë prej dy të tretash e partisë opozitare Tisza (Respekt dhe Liri). Nga kjo shumicë kryeministri i ri i Hungarisë, Peter Magyar, dhe grupi i tij parlamentar po përfitojnë me bollëk dhe po e çmontojnë sistemin e Orbanit me ritëm të vrullshëm. Magyari e quan këtë “Operacioni Purgator”.

Pjesa më e rëndësishme e tij u zbatua të hënën (13.07.2026) vetëm dy muaj pas ardhjes në pushtet. Të hënën në mbrëmje parlamenti hungarez votoi për ndryshime të gjera kushtetuese, që Magyari dhe qeveria e tij i kishin propozuar në fund të qershorit.

Me to detyrohen nga njëra anë funksionarë të rëndësishëm të sistemit të Orbanit të largohen nga postet, mes tyre presidenti Tamas Sulyok dhe katër gjyqtarë kushtetues. Peter Magyar i kishte quajtur vazhdimisht “kukulla të Orbanit” Sulyokun dhe të tjerë si kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Peter Polt, dhe që në fushatë kishte paralajmëruar se do të kujdesej për shkarkimin e tyre.

Nga ana tjetër, ndryshimet kushtetuese i sprapësojnë cënimet më të rënda të shtetit të së drejtës, që Orbani i kishte urdhëruar. Kështu, për shembull, Gjykata Kushtetuese i rifiton kompetencat e saj fillestare dhe pavarësia e drejtësisë forcohet në tërësi. Kufizohet numri i ligjeve që mund të ndryshohen vetëm me shumicë prej dy të tretash. Përveç kësaj, themelohet një agjenci për rikthimin e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme. Dhe së fundi, deputetët do ta ushtrojnë mandatin për tri legjislatura e shumta.

Deri ku lejohet të shkohet?
Pyetja nëse regjimet populiste dhe autokratike mund të çmontohen dhe nëse demokracia mund të rivendoset diskutohet me forcë në BE së paku që nga ngjitja e Orbanit në vitin 2010 — edhe nga këndvështrimi se deri ku lejohet ose duhet të shkohet për të zhdukur padrejtësinë.

Qeveria e Peter Magyarit, kjo mund të thuhet pas dy muajsh, është çdo gjë tjetër veç jo e druajtur. Ajo po tregon me shpejtësi të madhe se si mund të veprohet — sepse, ndryshe nga qeveria e Donald Tuskut në Poloni, e ka shumicën e nevojshme. Njëkohësisht, në partinë Tisza, por edhe te një pjesë e madhe e hungarezëve, ekziston vullneti politik për një larje rrënjësore të hesapeve me regjimin e Orbanit.

Atmosfera i ngjan asaj në disa vende të Evropës Qendrore dhe Juglindore në vitin e ndryshimit 1989  në Hungari flitet shpesh për një “ndryshim sistemi”. E kuptueshme, sepse Orbani dhe një rreth i ngushtë pushteti rreth tij sunduan për 16 vjet me një vetëkënaqësi dhe arbitraritet që shumë hungarezë në fund i ndienë gjithnjë e më shumë si të padurueshme. Në këto rrethana edhe çmontimi rrënjësor i shtetit të Orbanit shfaqet në një dritë tjetër nga sa do të shfaqej në kushte të zakonshme.

Peter Magyar u dha të hënën një përgjigje mohuese të gjitha shqetësimeve ndaj ndryshimeve kushtetuese. Do të ishte “tradhti ndaj kombit hungarez po të mos e preknim Kushtetutën e tanishme”, sepse ajo është “dokumenti bazë i Cosa Nostra-s” – sistemit mafioz që kishin ngritur partia e Orbanit, Fidesz, dhe Partia e vogël Popullore Kristiandemokrate (KDNP) e lidhur me të.

Vërtet, gjatë një dekade e gjysmë të fundit Orbani e kishte përshtatur Kushtetutën sipas nevojave të veta, deri në detaje që, sipas shumë juristëve kushtetues, s’kanë pse të gjenden fare në një ligj themelor.

Peter Magyar në manifestim pas marrjes se postit si Kryeministër, 9 maj 2026 në Budapest, Hungari, përpara Parlamentit Hungarez, më 9 maj 2026. Magyar ne mes me pellembe bashkuar dhe turma njerezish pas tijPeter Magyar në manifestim pas marrjes se postit si Kryeministër, 9 maj 2026 në Budapest, Hungari, përpara Parlamentit Hungarez, më 9 maj 2026. Magyar ne mes me pellembe bashkuar dhe turma njerezish pas tij
Peter Magyar në manifestim pas marrjes së postit si Kryeministër, 9 maj 2026Fotografi: Balint Szentgallay/NurPhoto/picture alliance

Orbani shpall fundin e demokracisë

Grupet parlamentare të partisë së Orbanit, Fidesz, dhe të KDNP-së e bojkotuan seancën e parlamentit të hënën dhe nuk morën pjesë në votim. Që prej disa ditësh Orbani dhe politikanë të tjerë të Fideszit kishin folur për një “fund të demokracisë dhe të shtetit të së drejtës në Hungari”, që vjen me ndryshimet kushtetuese.

Një thirrjeje të Fideszit për një manifestim proteste në Budapest iu përgjigjën të enjten e kaluar (09.07.2026) vetëm disa mijëra veta. Një kontrast i fortë me dhjetëra deri në qindra mijëra të mëparshmit, që shkonin në tubimet e Fideszit – shpesh të detyruar nga pushteti shtetëror i Orbanit.

Por shenjat e shpërbërjes në kampin e Orbanit vazhdojnë me ritëm të vrullshëm edhe përtej kësaj. Pak para votimit të hënën, kryetari i grupit parlamentar të Fideszit, Gergely Gulyas, dikur numri tre në hierarkinë e pushtetit të Orbanit, dha dorëheqjen. Ai nuk ishte më në gjendje ta drejtonte grupin, tha Gulyas. Ndërkaq vetë Viktor Orbani, që pas disfatës dërrmuese kishte hequr dorë nga mandati i deputetit, por pak javë më parë ishte rizgjedhur kryetar i Fideszit, ndodhej rrugës për në Kampionatin Botëror të futbollit në SHBA.

Ish-kryeministri jashtë loje
Prandaj shumë vëzhgues folën për faktin se ish-kryeministri i kishte lënë në baltë partinë dhe përkrahësit e tij. “Viktor Orbani po e shtyn veten drejt e jashtë lojës politike”, komentoi portali Telex. Politologu Gabor Török shkroi në Facebook: “Orbani nuk duhej të udhëtonte për në Kampionatin Botëror, po të mendonte se demokracia në Hungari ka marrë fund.” Në të vërtetë, sipas Törökut, ka marrë fund më shumë miti politik i Orbanit.

Vërtet — të paktën për momentin — pothuajse asnjë vëzhgues i pavarur në Hungari nuk mendon se me qeverinë e Peter Magyarit do të fillonte një autokraci e dytë. Por ndaj një pjese të ndryshimeve kushtetuese, si dhe ndaj ritmit me të cilin ato po zbatohen, disa juristë dhe organizata të të drejtave qytetare në Hungari ngrenë shqetësime.

Komiteti i Helsinkit dhe Shoqata për të Drejtat e Lirisë (TASZ), për shembull, kritikojnë kufizimin e deputetëve në tri mandate. TASZ-i ka vërejtje edhe pse pasazhet kushtetuese kundër minoriteteve seksuale dhe etnike nuk u ndryshuan.

Kritika ndaj fushatës kundër presidentit
Në rastin e fushatës së Magyarit kundër presidentit, opinioni publik është i ndarë. Tamas Sulyoku është i papëlqyer dhe vetë ka heshtur me kokëfortësi edhe ndaj shmangieve më të rënda të regjimit të Orbanit. Prandaj shumë vëzhgues mendojnë se është moralisht legjitime t’i kërkohet dorëheqja. Por Magyari nuk duhet të përdorë të njëjtat metoda si Orbani, pra për shembull të bëjë ndryshime kushtetuese të kalibruara posaçërisht ndaj personave të caktuar, paralajmëron mes të tjerash Amnesty International Hungari.

Për Sulyokun tani ekzistojnë në thelb dy mundësi: ai mund t’i nënshkruajë ndryshimet kushtetuese brenda pesë ditësh — dhe kështu të vulosë largimin e vet nga posti. Nëse e zvarrit nënshkrimin, qeveria e Peter Magyarit mund të synojë një procedurë shkarkimi. Atëherë automatikisht do ta merrte përkohësisht postin e presidentit kryetarja e parlamentit, Agnes Forsthoffer, dhe do të mund t’i nënshkruante ndryshimet kushtetuese, të cilat më pas do të hynin në fuqi.

Ndërkaq Peter Magyar paralajmëroi, edhe kjo një premtim i fushatës  se ndryshimet e tanishme kushtetuese janë vetëm një lloj hapi i përkohshëm tejet i nevojshëm: nga vjeshta do të nisë një debat i hollësishëm për një ligj themelor krejt të ri për Hungarinë./DW

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Magyar Ndryshime Orbanit

Nga e njëjta kategori

Dhunohet punonjësi i policisë, Sarandë, disa persona e godasin pas një konflikti të çastit në rrugë

më shumë...

Hoxha takon homologun serb: Retorika që nxit tensionet dhe minon stabilitetin është e papranueshme

më shumë...

“Sterilizimi” në GJKKO, Beqaj kundërshton akuzat: Tre vite hetime dhe pretendime të pabazuara, më janë cenuar të drejtat

më shumë...

Përmet/ Përshtati banesën si thertore dhe hidhte mbetjet në Vjosë, arrestohet 62-vjeçari, AKU e gjobit me 200 mijë lekë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:05

Dhunohet punonjësi i policisë, Sarandë, disa persona...

11:58

Hoxha takon homologun serb: Retorika që nxit...

11:25

“Sterilizimi” në GJKKO, Beqaj kundërshton akuzat: Tre...

10:52

Përmet/ Përshtati banesën si thertore dhe hidhte...

10:35

Shpëtojnë mrekullisht turistët në Theth, shkëmbi shkëputet...

10:30

VIDEO/ Dalin pamjet e plota të plagosjes...

10:27

Policia Kufitare shpëton 11 emigrantë në det...

10:13

Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës:...

10:02

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin...

9:11

Irani njofton 38 të vdekur dhe më...

9:08

Hungaria çmonton sistemin e Orbanit, Magyar shfuqizon...

8:52

Çahet tubacioni 110-vjeçar i ujit në Los...

8:21

SHBA vijon sulmet ndaj Iranit për të...

8:12

Parashikimi i yjeve për sot: Kush do...

8:06

Moti sot: Vendi mbetet nën valën e...

11:13

Karaj: Zgjedhjet e parakohshme e bëjnë Ramën...

11:03

Debat në studio, Hoxha: Ikim te QSUT,...

10:14

“Bëjmë nga dy punë dhe nuk blejmë...

10:07

Përplasen “kokë më kokë” dy automjete në...

9:55

“Shqipëria është një vend i pabarabartë”, Hitaj...

Më të klikuarat

  • Hëna mbi Venus në fundjavë, Meri Gjini zbulon shenjat që do...
  • I goditi vëllanë me thikë brenda poliklinikës, shkodrani mer...
  • “E gjithë Shqipëria do të jetë live”, Smart City...
  • Konflikti në Poliklinikën e Shkodrës, momenti kur 32-vjeçari...
  • Karaj: Zgjedhjet e parakohshme e bëjnë Ramën mbret! Hitaj: B...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.