Aktivistja Edlira Çepani tha se protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit dhe qeverisë përfaqëson një hap drejt një shoqërie më aktive, ku qytetarët kërkojnë më shumë transparencë dhe llogaridhënie.
E ftuar në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus, Çepani u shpreh se shqetësimet e qytetarëve lidhen me problematika të përditshme, si kostoja e jetesës, çmimet e karburanteve, pensionet dhe vështirësitë ekonomike.
“Nëse ka një hap më tej drejt BE-së, është pikërisht kjo protestë. Qytetarët kanë kaluar në një shoqëri aktive ku kërkojnë transparencë. Jemi në këtë moshë dhe bëjmë nga dy punë dhe nuk blejmë dot një shtëpi. Krahasojmë ilaçet me ato që blejmë këtu me ato që blejmë jashtë, këtu s’të bëjnë efekt. Nafta, karburantet janë më të lartat në rajon, ndërsa pensionet janë më të ulëtat. Nuk është kërkuar që në fillim dorëheqja e Ramës. Nëse 3.5% dalin në një shesh, quhet një masë kritike. Ke një masë kaq të madhe njerëzish që e nisën me disa kërkesa të tjera. Pas 40 e ca ditësh, ti prapë nuk arrin të adresosh asnjë nga këto pika”, tha Çepani.
/vizionplus.tv





