Pas gati një muaji nga shpërbërja e Bordit të Transparencës, çmimi i naftës në Shqipëri ka shënuar rritje, duke shkuar në rreth 196 lekë për litër. Krahasuar me çmimin e fundit të vendosur nga Bordi, prej 176 lekësh për litër, nafta është shtrenjtuar me rreth 12 %.
Rritja vjen si pasojë e situatës në Lindjen e Mesme. Në bursat ndërkombëtare, nafta “Brent” tregtohet me rreth 84 dollarë për fuçi, nga 82 dollarë që ishte një muaj më parë.
Efektet nuk po ndihen vetëm te karburantet.
Sipas të dhënave të INSTAT, inflacioni ka arritur në 3.2% muajin e kaluar dhe pritet të mbetet në rritje edhe gjatë muajve në vijim.





