Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
14 July 2026
Vizion fokus

Ministri Malaj takohet me drejtuesin e ri të BERZH-it...

Berisha: Shqipërinë e qeveris krimi! Kreu i PD kërkon...

“Albanian Files”, PD kallëzon në SPAK Edi Ramën

Ivi Kaso: Nuk do të rikandidoj për drejtimin e...

Irani godet cisternat në Hormuz, paralajmërimi i Trump: Ne...

Serbia nis Dialogun Strategjik me SHBA-në, raundi i parë...

Vdekja 13-vjeçares shqiptare në Itali, ish i dashuri pranon...

Bangkok, 30 persona u dogjën të gjallë në pub,...

Ushtria amerikane godet objektiva strategjike në Iran, përdor për...

Përshkallëzohet kriza në Lindjen e Mesme! SHBA kryen bombardime...

Bangkok, 30 persona u dogjën të gjallë në pub, pronari mbylli daljen e emergjencës nga frika se klientët do largoheshin pa paguar

14 Korrik 10:48

Numri i viktimave nga zjarri që përfshiu një pub në Bangkok është rritur në 30, pasi tre persona të tjerë humbën jetën nga plagët e rënda, njoftuan autoritetet tajlandeze.

Sipas hetimeve paraprake, zjarri shpërtheu si pasojë e një qarku të shkurtër në një kondicioner të vendosur në çatinë e ndërtesës. Policia po heton nëse neglizhenca dhe shkeljet e rregullave të sigurisë kanë ndikuar në përmasat e tragjedisë.

Deri tani janë identifikuar 27 viktima, ndërsa tre të tjera mbeten të paidentifikuara. Shumica e tyre besohet se ishin shtetas tajlandezë. Nga të plagosurit, 24 ndodhen në gjendje kritike, 15 kanë lëndime të rënda, ndërsa 36 persona me plagë më të lehta janë kthyer në shtëpi.

Shefi i Policisë Kombëtare tha se pista kryesore e hetimit është neglizhenca. Autoritetet po verifikojnë nëse daljet e emergjencës ishin të aksesueshme në momentin e zjarrit.

⚠️ GRAPHIC ⚠️
🇹🇭 A deadly fire 🔥 at Rong Beer Na Lat Phrao restaurant in #Bangkok‘s Chatuchak district, killed at least 27 as per local media.

🔥 Horrific video footage showed an intense blaze in the building as people tried to flee in panic as their clothes caught fire.

Many… pic.twitter.com/MQFpng8aj7

— Shafek Koreshe (@shafeKoreshe) July 12, 2026

Sipas hetuesve, shumica e viktimave u gjetën të bllokuara në tualete pa dritare pranë një daljeje të pasme. Dyshohet se rruga e daljes ishte bllokuar nga një tavolinë e vendosur në korridor ose nuk ishte e dukshme për shkak të errësirës. Gjithashtu, një tjetër dalje pranë kuzhinës ishte pjesërisht e penguar nga rafte dhe dollapë, ndërsa ka indicie se disa dyer emergjence mund të kenë qenë të kyçura.

Kryeministri i Tajlandës u informua se një derë që më parë shërbente si dalje emergjence ishte mbyllur me dry, pasi pronari kishte frikë se klientët mund të largoheshin pa paguar. Dera mbante shenjën “Vetëm për personelin”, çka mund të ketë penguar klientët ta përdornin gjatë panikut.

Hetimet po përqendrohen gjithashtu te materialet e përdorura në tavanin mbi skenë dhe instalimi elektrik, për të përcaktuar nëse janë respektuar standardet e sigurisë.

Tragjedia ka tronditur opinionin publik në Tajlandë, ndërsa dëshmitë e të mbijetuarve dhe familjarëve të viktimave përshkruajnë skena dramatike gjatë përpjekjeve për t’i shpëtuar flakëve.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Bangkok dalja e emergjences Pub Zjarri

Nga e njëjta kategori

Ministri Malaj takohet me drejtuesin e ri të BERZH-it në Shqipëri: Forcojmë bashkëpunimin për projekte strategjike

më shumë...

Berisha: Shqipërinë e qeveris krimi! Kreu i PD kërkon nga Qendra e Djathtë Europiane një grup pune për kartelet

më shumë...

“Albanian Files”, PD kallëzon në SPAK Edi Ramën

më shumë...

Shëngjini nën monitorim, Policia kontrolle për nivelin e zhurmave gjatë sezonit turistik

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

2:22

Ministri Malaj takohet me drejtuesin e ri...

2:16

Berisha: Shqipërinë e qeveris krimi! Kreu i...

1:17

“Albanian Files”, PD kallëzon në SPAK Edi...

1:01

Shëngjini nën monitorim, Policia kontrolle për nivelin...

12:54

Operacion kundër zjarrvënieve në vend, 29 persona...

12:51

Ivi Kaso: Nuk do të rikandidoj për...

11:58

Irani godet cisternat në Hormuz, paralajmërimi i...

11:50

Serbia nis Dialogun Strategjik me SHBA-në, raundi...

11:30

Vajza 16-vjeçare e Monica Bellucci-t debuton në...

11:07

Vdekja 13-vjeçares shqiptare në Itali, ish i...

10:59

Pamje shqetësuese, ngordhje masive peshqish në Gjinikas,...

10:48

Bangkok, 30 persona u dogjën të gjallë...

10:33

Zjarr në lagjen “15 Tetori në Vlorë”,...

10:24

Fieri humb një ikonë të skenës, ndahet...

10:24

Shqipëria mbyll sot tre kapitujt e parë...

10:10

Ushtria amerikane godet objektiva strategjike në Iran,...

10:02

Plagosja e 22-vjeçarit në Fushë-Krujë, arrestohet autori

9:38

Kirurgjia e së ardhmes? Për herë të...

9:34

Përshkallëzohet kriza në Lindjen e Mesme! SHBA...

8:40

Vapë përvëluese, sot temperaturat arrijnë në 37...

Më të klikuarat

  • Mërkuri retrogradë! Meri Gjini tregon shenjat që do të kenë...
  • Fëmijët do të ulen falas pranë prindërve, BE ndryshon rregul...
  • “Do të merrni një ofertë”, parashikimi i yjeve për secilën s...
  • Nesër konferenca Shqipëri-BE, Diaspora lajmëron protestë në...
  • Pamje shqetësuese, ngordhje masive peshqish në Gjinikas, ban...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.