Pavarësisht axhendës së ngjeshur diplomatike në kuadër të Samitit të NATO-s, presidenti francez Emmanuel Macron gjeti kohë për të ndjekur rutinën e tij të përditshme, duke bërë vrap në një park të Ankarasë.
Macron u pa duke vrapuar në zonën Çankaya, i shoqëruar nga ekipi i tij i sigurisë, ndërsa përshëndeti qytetarët që e njohën gjatë aktivitetit fizik.
Vrapi është një zakon i konsoliduar për presidentin francez, i cili përpiqet ta përfshijë aktivitetin fizik në programin e tij edhe gjatë udhëtimeve zyrtare dhe takimeve të rëndësishme ndërkombëtare.
Fransa Cumhurbaşkanı Macron, Ankara sokaklarında sabah koşusu yaparken görüntülendi. pic.twitter.com/5TBHZFeyDC
— BBO Sports (@bbosports) July 8, 2026
Edhe gjatë vizitave të mëparshme jashtë Francës, Macron është fotografuar duke bërë “jogging”, përfshirë qëndrimin e tij të fundit në Indi, duke treguar se stërvitja është pjesë e pandarë e rutinës së tij.
Presidenti francez ndodhet në Ankara për punimet e Samitit të NATO-s, ku liderët e vendeve anëtare po diskutojnë çështje të sigurisë së Aleancës, rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen dhe zhvillimet më të fundit në luftën në Ukrainë.
/vizionplus.tv





