Një zjarr ka përfshirë fasadën e godinës së Postës Shqiptare në Gjirokastër gjatë ditës së martë, më 7 korrik. Flakët krijuan rrezik për përhapjen e zjarrit në pjesë të tjera të objektit, ku ndodhen edhe ambiente banimi.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe ndërhynë për izolimin e situatës. Falë reagimit në kohë, zjarri u vu nën kontroll dhe u shua plotësisht.
Nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa vijojnë verifikimet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dëmet e shkaktuara në objekt.
/vizionplus.tv





