Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
02 July 2026
Vizion fokus

Protestuesit pengojnë Peleshin të dalë nga Kuvendi

Tensionet në protestë, reagon Rama: Doli në pah pisllëku...

“Shqiptarët ikën nga sheshi, mbetën vetëm sharlatanët”, Bido i...

Redi Muçi: Shpallni zgjedhjet e parakohshme! Bido i përgjigjet:...

Jashtë protestë dhe përplasje, nis seanca plenare, PD bojkoton

Rusia e godet Kievin me sulme vdekjeprurëse me raketa...

Opozita bojkoton Kuvendin, akuzon mazhorancën për bllokim të nismave...

Tensionet para Parlamentit, Spiropali: Kuvendi të përdoret për të...

Nis grumbullimi i qytetarëve para Kuvendit, shoqërohen në komisariat...

Zgjidhet Kryesia e re e Partisë Demokratike/ 60 %...

Zgjidhet Kryesia e re e Partisë Demokratike/ 60 % gra, vajza dhe të rinj nën 35 vjeç

2 Korrik 09:24

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike zhvilloi mbledhjen e tij konstituese, gjatë së cilës u zgjodhën edhe dy prej organeve kryesore drejtuese të Partisë: Kryetari i Këshillit Kombëtar dhe 20 anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë Demokratike.

Pas procesit i cili përfundoi në orët e para të mëngjesit, Komisioni Zgjedhor i Këshillit Kombëtar të PD-së shpall rezultatet përfundimtare si më poshtë:

Kryetare e Këshillit Kombëtar të PD-së është zgjedhur znj. Juliana Emiri.

20 anëtarët e zgjedhur nga Këshilli Kombëtar në Kryesinë e Partisë, sipas kategorive statutore, janë:

Femra

1.     Eda Grimci

2.     Edith Harxhi

3.     Florjana Garo

4.     Ilda Zhulali

5.     Lili Sula

6.     Mimoza Hajdarmataj

7.  Andia Ulliri

8.  Desada Xhetani

9.  Fatjon Bathorja

10. Glauk Olldashi

11.   Lorenca Hoxha

12.     Nikola Kedhi

Burra

1.     Atird Hoxha

2.     Dorjan Teliti

3.     Ervin Minarolli

4.     Fisnik Qosja

5.     Gjin Gjoni

6.     Grigels Muçollari

7.     Ilir Alimehmeti

8.     Keltis Kruja

Me konstituimin e Kryesisë së re, ajo do të miratojë edhe përfaqësuesit e Diasporës në Këshillin Kombëtar të PD-së dhe në Kryesinë e Partisë Demokratike, në përputhje me ndryshimet statutore të miratuara nga Kuvendi Kombëtar i PDSH-së, më 30 maj 2026.

Më tej do të vijojë zgjedhja e organeve të tjera drejtuese të Partisë Demokratike, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm, Nënkryetarët e Partisë, Sekretariatin dhe Departamentet, duke përmbyllur kështu procesin e riorganizimit dhe ripërtëritjes së Partisë.

Këshilli Kombëtar i sapokonstituuar pasqyron qartë mesazhin kryesor të Kuvendit Kombëtar të PDSH-së të 30 majit për ripërtëritjen dhe hapjen e Partisë Demokratike. Në mënyrë konkrete:

1.     Për herë të parë në historinë e Partisë Demokratike, Këshilli Kombëtar do të drejtohet nga një grua, znj. Juliana Emiri, e cila i është bashkuar Partisë Demokratike nga shoqëria civile.

2.     Për herë të parë në historinë e Partisë Demokratike, 60% e anëtarëve të zgjedhur të Kryesisë do të jenë gra, vajza dhe të rinj nën moshën 35 vjeç.

3.     Katërmbëdhjetë nga 20 anëtarët e zgjedhur janë për herë të parë pjesë e Kryesisë së Partisë, duke reflektuar angazhimin për hapje, qarkullim elitar dhe promovimin e brezit të ri të drejtuesve.

Posted Under:
Anash Politike Vendi

Nga e njëjta kategori

Protestuesit pengojnë Peleshin të dalë nga Kuvendi

më shumë...

Rinisin tensionet, protestuesit çajnë një tjetër rrethim, qytetarët spostohen në një tjetër kënd

më shumë...

Tensionet në protestë, reagon Rama: Doli në pah pisllëku i tyre karakteristik

më shumë...

“Sinjalizohet” dalja e deputetëve, protestuesit nisin sërish hedhjen e vezëve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

12:18

Protestuesit pengojnë Peleshin të dalë nga Kuvendi

11:54

Rinisin tensionet, protestuesit çajnë një tjetër rrethim,...

11:49

Tensionet në protestë, reagon Rama: Doli në...

11:31

“Sinjalizohet” dalja e deputetëve, protestuesit nisin sërish...

11:17

“Shqiptarët ikën nga sheshi, mbetën vetëm sharlatanët”,...

11:01

Një pjesë e protestuesve largohen nga Kuvendi,...

10:53

Lapaj shkon në protestë, qytetarët kërkojnë largimin...

10:50

Redi Muçi: Shpallni zgjedhjet e parakohshme! Bido...

10:41

Jashtë protestë dhe përplasje, nis seanca plenare,...

10:40

“Plumbi i Artë”, shtyhet sërish seanca, mungojnë...

10:38

Përdorimi i IA nga fëmijët është tri...

10:37

Rusia e godet Kievin me sulme vdekjeprurëse...

10:15

Protesta, lëndohen dy punonjës policie, transportohen për...

10:10

Opozita bojkoton Kuvendin, akuzon mazhorancën për bllokim...

10:08

Tensionet para Parlamentit, Spiropali: Kuvendi të përdoret...

9:55

Qytetarët heqin barrierat metalike, policia u përgjigjet...

9:51

Shoferi humb kontrollin e makinës dhe përplaset...

9:35

Vrau kamarierin, Apeli dënon me 17 vite...

9:31

Nis grumbullimi i qytetarëve para Kuvendit, shoqërohen...

9:25

Shpërthim tritoli në Vlorë

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Spitali: Të plagosurit, jashtë rrezikut. Policia heton aksid...
  • Aksident në aksin Lushnje-Berat, makina kthehet përmbys në m...
  • Nis shpërndarja e bonusit të verës, Ibrahimaj jep shifrën!
  • Tensionet në protestë, reagon Rama: Doli në pah pisllëku i t...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.