Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
01 July 2026
Vizion fokus

Rrëzohet helikopteri në Detin Arabik, një ushtarak i zhdukur

Bombardimet ruse në Ukrainë, gjashtë të vrarë dhe 50...

SHBA: Irani do fitojë më shumë duke respektuar Marrëveshjen...

Franca miraton projektligjin e vdekjes së asistuar

Temperaturat e larta, rëndohet bilanci i viktimave në Itali

Dita e 32-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

Moti i keq në Maqedoninë e Veriut, stuhi e...

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, kush janë emrat...

Sulmet me dron godasin urat pranë Donetskut

OKB: Presim donacione për të mbijetuar, paratë kanë mbaruar

Qeveria e Kosovës: Sulmet ndaj policëve inkurajohen nga vetë Vuçiçi

1 Korrik 18:30

Qeveria në detyrë e Kosovës konsideron se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me deklaratën se Millan Radoiçiç nuk është kriminel, po inkurajon sulmet ndaj policëve të Kosovës.

“Deklarata e Vuçiçit tregon që ai e kontrollon sistemin e drejtësisë dhe që sulmet ndaj policëve të Kosovës nuk paraqesin krime për Serbinë dhe ato kësisoj inkurajohen nga vetë kreu i shtetit atje”, tha për zëdhënësi i ekzekutivit, Arlind Manxhuka.

Në fillim të javës, Vuçiç deklaroi se Radoiçiç i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë më 2023 ndaj të cilit është lëshuar njoftim i kuq nga Interpol-i, nuk po ndiqet penalisht për ndonjë krim.

“S’keni thënë pse Millan Radoiçiç është në njoftim të kuq. Nuk është për shkak të krimit, por për shkak të Kosovës”, tha udhëheqësi serb.

Ndonëse ka marrë përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, ku u vra një polic i Kosovës, Radoiçiç është i lirë në Serbi, me adresë të regjistruar në Beograd. Serbia nuk ka ngritur ndonjë aktakuzë ndaj tij.

Megjithatë, ndaj tij është lëshuar një fletarrestim ndërkombëtar nga Interpol-i, me kërkesë të Kosovës, përmes Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).

Manxhuka tha se Qeveria në detyrë e Kosovës kërkon nga faktori ndërkombëtar që të dënojë “këtë degradim të mëtutjeshëm në sjellje të shtetit të Serbisë”.

“Deklarime të tilla dëshmojnë se Serbia nuk ka ndërruar mendje karshi Republikës së Kosovës dhe se kjo mendësi paraqet rrezik për paqen në rajon dhe më gjerë”, tha ai.

Zëdhënësi shtoi se për Kosovën ka qenë e qartë që sabotimi dhe luftimi i sundimit të ligjit në veriun, e banuar me shumicë serbe, “organizohet dhe dirigjohet nga Serbia”.

“Fakti që ky grup [që kreu sulmin në Banjskë të Zveçanit] u organizua, ushtrua, përgatit dhe në fund u fut nga Serbia në Kosovë, por edhe u armatos me armë zyrtare të shtetit të Serbisë, të dëshmuar edhe evidentuar në provat e gjetura në terren, tregon qartë se Serbia ishte mbrapa dhe sipër”, tha ai.

Kosova e konsideron sulmin në Banjskë si terrorist dhe e fajëson Serbinë për të. Por, Beogradi mohon çdo përfshirje.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për sulmin në Banjskë dhe në mesin e 45 personave të akuzuar është edhe Radoiçiçi, i cili përshkruhet si “kreu i grupit terrorist”.

Për këtë rast, më herët gjatë këtij viti nga Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi tre persona: dy prej tyre me burgim të përjetshëm dhe një me 30 vjet burgim.

Të akuzuarit e tjerë ndodhen në arrati dhe për ta Kosova ka lëshuar fletarrestime përmes Interpol-it. Kosova vazhdimisht kërkon që Serbia ta dorëzojë Radoiçiçin për t’u përballur me drejtësinë. Në kohën e sulmit në Banjskë, Radoiçiçi ishte nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe e serbëve të Kosovës që mbështetet nga Beogradi.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, ndërkaq i kërkojnë Beogradit që të ndjekë penalisht përgjegjësit për sulmin në Banjskë. /REL/

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
kosove policia Vizion Plus Vucic

Nga e njëjta kategori

Rrëzohet helikopteri në Detin Arabik, një ushtarak i zhdukur

më shumë...

Bombardimet ruse në Ukrainë, gjashtë të vrarë dhe 50 të plagosur

më shumë...

SHBA: Irani do fitojë më shumë duke respektuar Marrëveshjen sesa duke vendosur taksa në Hormuz

më shumë...

Temperaturat e larta, rëndohet bilanci i viktimave në Itali

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

9:14

Mërkuri retrograd fillon dhe sjell turbulenca për...

9:08

Rrëzohet helikopteri në Detin Arabik, një ushtarak...

8:52

Nga shalqiri te çajrat, ja çfarë duhet...

8:42

Bombardimet ruse në Ukrainë, gjashtë të vrarë...

8:26

SHBA: Irani do fitojë më shumë duke...

8:21

Franca miraton projektligjin e vdekjes së asistuar

8:17

Temperaturat e larta, rëndohet bilanci i viktimave...

7:37

Dita e 32-të e protestës, nis grumbullimi...

7:31

Moti i keq në Maqedoninë e Veriut,...

7:27

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, kush...

7:26

Sulmet me dron godasin urat pranë Donetskut

7:08

OKB: Presim donacione për të mbijetuar, paratë...

6:57

Gjashtë të vdekur nga zjarri në një...

6:37

Sali Berisha mbledh Këshillin Kombëtar për vendimet...

6:36

Trump bën udhëtimin e parë me “Air...

6:30

Qeveria e Kosovës: Sulmet ndaj policëve inkurajohen...

6:12

95-vjetori i Shërbimit të Ndërlidhjes, Nufi: Shqipëria...

6:02

Izraeli: Trupat tona do të vijojnë të...

5:57

I përfshirë në rrjetin e trafikut të...

5:45

Kushtetuesja, vendim pro Veliajt! Rrëzoi Gjykatën e...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Spitali: Të plagosurit, jashtë rrezikut. Policia heton aksid...
  • “Doja të vija në finale, por kur pashë puthjen me Ilir...
  • Shoferi humbi jetën në aksidentin në autostradë, shefi i Urg...
  • “24 vite të vështira në martesë”/ Rrëfehet Moza Ahmeti: Vajz...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.