Qytetarët siç edhe paralajmëruan janë mbledhur para SPAK ku do të dorëzojnë librin “Albanian Files” i firmosur nga protestuesit dje në shesh.
“Simbolikisht do dorëzojmë këtë libër për të nisur hetim dhe në ditët në vijim do dorëzojmë edhe një kallëzim penal. Kërkesa e panegociueshme është dorëheqja e Edi Ramës, krijimin e një qeverie tranzitore dhe një kontratë e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit”, tha një nga protestueset.
Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese.





