Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
01 July 2026
Vizion fokus

PD dërgon në Gjykatën Kushtetuese “Paketën e Maleve”, kërkon...

Vihet në pikëpyetje samiti i NATO-s në Shqipëri

U akuzua për krime zgjedhore, GJKKO shpall të pafajshme...

Plagosja në Pogradec, zbardhen të tjera detaje, kamera në...

Krimet zgjedhore, Braho: Në zgjedhjet e ardhshme, mekanizmi i...

Rama në Gjermani, takim me Kryeministrin e Nordrhein-Westfalen! Investimet,...

Shpërndanin drogë në zonën e plazhit në Durrës, arrestohen...

Hetimet e policisë, shoferi dyshohet se ka pësuar atak,...

Ministri Hoxha: Zgjerimi i BE-së është një domosdoshmëri strategjike...

Aksidenti tragjik në autostradë, 5 persona dalin nga spitali,...

Rama në Gjermani, takim me Kryeministrin e Nordrhein-Westfalen! Investimet, teknologjia dhe anëtarësimi në Be në fokus

1 Korrik 10:03

Düsseldorf/Bochum – Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë (Nordrhein-Westfalen – NRW), në Republikën Federale të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Ruhr Summit, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në Europë kushtuar inovacionit, sipërmarrjes dhe teknologjisë.

Në kuadër të vizitës, Kryeministri Rama zhvilloi një takim me Kryeministrin e landit Nordrhein-Westfalen, Hendrik Wüst.

Në qendër të bisedimeve ishte forcimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe njërit prej rajoneve më të fuqishme ekonomike e industriale të Gjermanisë, me fokus zgjerimin e investimeve, zhvillimin e teknologjisë digjitale, arsimin profesional, si edhe mbështetjen për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Vizita synon të thellojë marrëdhëniet ekonomike dhe institucionale mes Shqipërisë dhe Nordrhein-Westfalen, duke krijuar mundësi të reja bashkëpunimi në sektorë strategjikë dhe duke forcuar partneritetin me një nga motorët ekonomikë të Gjermanisë.

Në vijim të agjendës, Kryeministri Rama do të mbajë një fjalë në panelin kryesor të Ruhr Summit, me temë “IA, Fuqia dhe Progresi: Rishikimi i Lidershipit për një Epokë të Re”, ku do të trajtojë ndikimin e inteligjencës artificiale në transformimin e ekonomive, institucioneve dhe modeleve të qeverisjes.

Më pas, ai do të jetë pjesë e diskutimit “IA mes Inovacionit, Rregullimit dhe Përgjegjësisë”, së bashku me përfaqësues të njohur të sektorit të teknologjisë, biznesit dhe konsulencës ndërkombëtare. Diskutimi do të fokusohet në balancimin e zhvillimit të inteligjencës artificiale me nevojën për rregullim, etikë dhe përgjegjësi, si një nga sfidat kryesore të epokës digjitale.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Kryeministri rama

Nga e njëjta kategori

Bie sistemi i doganës greke, pritje prej 3 orësh në Kapshticë

më shumë...

PD dërgon në Gjykatën Kushtetuese “Paketën e Maleve”, kërkon shfuqizimin dhe pezullimin e ligjit

më shumë...

Ndryshime në Policinë e Shtetit, shefi i komisariatit 4 ikën në Sarandë, emërohet dekani i ri në Akademinë e Sigurisë

më shumë...

U akuzua për krime zgjedhore, GJKKO shpall të pafajshme kryebashkiaken e Roskovecit Majlinda Bufi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

11:39

Bie sistemi i doganës greke, pritje prej...

11:30

PD dërgon në Gjykatën Kushtetuese “Paketën e...

11:30

Ndryshime në Policinë e Shtetit, shefi i...

11:25

Vihet në pikëpyetje samiti i NATO-s në...

11:03

U akuzua për krime zgjedhore, GJKKO shpall...

11:00

Plagosja në Pogradec, zbardhen të tjera detaje,...

10:51

Ju ënjten këmbët gjatë verës? Ja truku...

10:50

Sekretet e diktaturës/ Çfarë tregojnë dokumentet e...

10:44

Krimet zgjedhore, Braho: Në zgjedhjet e ardhshme,...

10:24

Protesta zhvendoset tek SPAK, nis grumbullimi i...

10:20

Humbi jetën pas aksidentit në Pogradec-Qafë Thanë,...

10:03

Rama në Gjermani, takim me Kryeministrin e...

10:00

Shpërndanin drogë në zonën e plazhit në...

9:53

Hetimet e policisë, shoferi dyshohet se ka...

9:48

Nis sot shpërndarja e bonusit të verës...

9:46

Ministri Hoxha: Zgjerimi i BE-së është një...

9:43

Aksidenti tragjik në autostradë, 5 persona dalin...

9:43

Begaj uron Irlandën për Presidencën e BE-së:...

9:36

Sulme me gaz në shtëpitë e tre...

9:23

Si po e ndihmon Kina Rusinë në...

Më të klikuarat

  • Shoferi humbi jetën në aksidentin në autostradë, shefi i Urg...
  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, autobusi me p...
  • Hetimet e policisë, shoferi dyshohet se ka pësuar atak, nuk...
  • “Doja të vija në finale, por kur pashë puthjen me Ilir...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.