Në Tiranë ka nisur Konferenca Ndërkombëtare Shkencore “Aspekte të përndjekjes politike të ish-Sigurimit të Shtetit Shqiptar”, një aktivitet dyditor që sjell në vëmendje mekanizmat e diktaturës komuniste përmes dokumenteve autentike arkivore.
Studiues shqiptarë dhe të huaj janë mbledhur për të prezantuar kërkime të reja mbi mënyrën se si funksiononte aparati i Sigurimit të Shtetit dhe ndikimin që ai pati në jetën e mijëra qytetarëve.
“Kjo konferencë për herë të parë prek aspektet e përndjekjes politike të ish-sigurimit të shtetit shqiptar si institucion, jo sic ka qenë më parë koncepti historik, qe ka patur shtresa e shtresa problemesh. Kjo ka ardhur si rezultat i bërjes gati të arkivës përmes një infrastrukture për studiuesit, që të kenë mundësi të mos kapen më vetëm me tema fragmentare. Kemi studiues të huaj të cilët e kanë bërë më parë këtë në vendet e veta, prandaj kemi shumë nevojë të njohim shkollate tyre të mendimit, të njohim metodologjitë e tyre. Kemi raste shembujsh nga Polonia dhe Italia”, tha Gentiana Sula, kryetare e AIDSSH
Gjatë ditës së parë u prezantuan një sërë studimesh që hedhin dritë mbi mënyrën e funksionimit të Sigurimit të Shtetit.
“Jemi marrë me degën e punëve të brendshme të Tiranës, e kemi marrë në bazë territori. metodat e përdorura janë një miksim me jurist për analizë juridike, sociologigje, metoda statistikore të kampionimit, sepse bëhet fjalë për një arkivë shumë të madhe. është hera e parë që ne bëjmë një përshkrim të iventarëve në tërësine e vet, që mund të japim informacion dhe studiuesve të tjerë që ët kenë mundëisi të shkelin në një territor të prekur”, shtoi Sula.
Kryetarja e Autoritetit, Gentiana Sula, theksoi se Shqipëria po hyn në një fazë të re të studimit të së kaluarës komuniste, ku dokumentet arkivore nuk shërbejnë vetëm për të ruajtur kujtesën historike, por edhe për të ndërtuar dije shkencore dhe për ta vendosur përvojën shqiptare në debatin evropian mbi regjimet totalitare.





