Një 45-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Përlat i Epërm, në Mirditë, pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Sipas të dhënave paraprake, viktima, banues në Durrës, ishte ngjitur në një shtyllë elektrike pranë banesës së vjehrrit të tij, pasi kishin probleme me ndriçimin.
Nga hetimet e para rezulton se linja elektrike ka qenë e takuar dhe 45-vjeçari ka rënë në kontakt me energjinë. Si pasojë, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Menjëherë pas ngjarjes, në vend kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.





