Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
24 June 2026
Vizion fokus

Mes krizave rajonale, mblidhet në Qipro Bordi i Paqes,...

Një asteroid pritet të kalojë pranë Tokës të shtunën

“I quajti shqiptarët e Kosovës pushtues”/ Berisha për deklaratat...

Rubio nis turin në Lindjen e Mesme, SHBA përpiqet...

“Mos u merr me llafe grash”, plas sherri në...

“Nuk jam vrasës, mbrojta veten”, lihet në burg 25-vjeçari...

“Janë bërë problem”, Rama kritika kryebashkiakëve: Lënë detyrën dhe...

“Fije plastike merimangash”, Rama prezanton planin për sistemimin e...

Mbahet gjyqi në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin, avokati...

Kabllot ajrore drejt zhdukjes, ministri Demo prezanton planin për...

“Mos u merr me llafe grash”, plas sherri në seancë mes Kryemadhit dhe Metës, ish-deputetja: Nuk e duroj dot më, dhe babai im të çohet nga varri

24 Qershor 11:23

Një debat i tensionuar është zhvilluar në sallën e GJKKO-së mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit gjatë seancës gjyqësore ndaj tyre.

Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene e cila ndoqi nga afër seancën gjyqësore, raporton se gjatë fjalës së tij, Meta ka mohuar çdo ndikim apo përfshirje në çështjet që lidhen me disa persona të përmendur në dosje, duke deklaruar se nuk ka pasur asnjë SMS apo komunikim që lidhet me ta.

“Nuk ekziston asnjëlloj ndikimi për Adrian Shatkun. As për askënd tjetër. Asnjë SMS për Monika Kryemadhin, Piro Xhixhon… Nuk kam asnjë dijeni për veprimet e Monika Kryemadhit, i di vetë ajo. Ato historitë e mesazheve i di zonja Kryemadhi”, u shpreh Meta në sallë.

Në vijim të seancës, Monika Kryemadhi i është përgjigjur Metës me tone të larta, duke kundërshtuar deklaratat e tij dhe duke i quajtur ato “thashetheme”.

“Boll se nuk është ashtu. Me llafet që të sjell Altin Dumani, thashetheme flet këtu. Mos u merr me llafe grash. Akoma merresh me thashethemet e Tedi Blushit?”, është shprehur Kryemadhi.

Pas ndërhyrjes së gjykatës për të qetësuar situatën, Kryemadhi ka vijuar replikat, duke thënë se nuk e duron më këtë situatë dhe duke paralajmëruar se mund të lexojë edhe mesazhe në sallë.

“Kam 4 vjet që e dëgjoj dhe e duroj. Edhe babai im të çohet nga varri, nuk e duroj dot më. Do të t’i lexoj dhe unë mesazhet ty, të marrësh vesh”, tha ajo, duke iu referuar edhe deputetit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili ndodhej në sallë.

Gjykata ndërhyri menjëherë duke paralajmëruar Kryemadhin se nëse vijon me sjellje të tilla mund të përjashtohet nga seanca dhe të gjobitet.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
meta kryemadhi seancë sherri

Nga e njëjta kategori

Përfshihet nga flakët fuoristrada në Llogara, shkrumbohet plotësisht

më shumë...

Mes krizave rajonale, mblidhet në Qipro Bordi i Paqes, zbulohet data

më shumë...

Kurti: Qytetarët folën qartë, rezultati tregoi se Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje

më shumë...

“Në një njohje me ish-fermeren e Ferma VIP”, Henri Rrufa e thot hapur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

2:24

Përfshihet nga flakët fuoristrada në Llogara, shkrumbohet...

2:09

Mes krizave rajonale, mblidhet në Qipro Bordi...

1:39

Kurti: Qytetarët folën qartë, rezultati tregoi se...

1:37

“Në një njohje me ish-fermeren e Ferma...

1:34

Një asteroid pritet të kalojë pranë Tokës...

1:24

Si ju sinjalizon trupi nëse veshkat janë...

1:06

Zbulohet parcela me kanabis në Vaun e...

12:54

“I quajti shqiptarët e Kosovës pushtues”/ Berisha...

12:41

Festivali “Ramiz Kovaçi”, në Krujë, edicioni i...

12:38

Dita botërore e muzikës, orkestra e harqeve...

11:55

Rubio nis turin në Lindjen e Mesme,...

11:23

“Mos u merr me llafe grash”, plas...

11:02

“Nuk jam vrasës, mbrojta veten”, lihet në...

10:58

Operacion në malësinë e Krujës, asgjësohen 5...

10:43

“Janë bërë problem”, Rama kritika kryebashkiakëve: Lënë...

10:33

“Fije plastike merimangash”, Rama prezanton planin për...

10:29

Mbahet gjyqi në GJKKO për Metën dhe...

10:15

Kabllot ajrore drejt zhdukjes, ministri Demo prezanton...

9:58

Senati amerikan voton për ndalimin e luftës...

9:57

Përfundon mbledhja e qeverisë, fokusi te protestat,...

Më të klikuarat

  • “Mos u merr me llafe grash”, plas sherri në sean...
  • Krim horror në Holandë, 15-vjeçarja vrau me thikë prindërit...
  • Fundi i qershorit sjell rikthime nga e kaluara, katër shenja...
  • “Çfarë komandant i leshit more”, Rama nxjerr dok...
  • Ku dallojnë prindërit e viteve ’90 me ato sot? Psikolo...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.