Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara shpalli të hënën, më 22 qershor, një licencë të përgjithshme për Iranin që lejon prodhimin, furnizimin dhe shitjen e naftës bruto si dhe të produkteve petrokimike dhe të naftës me origjinë iraniane deri më 21 gusht.
Sekretari i Thesarit, Scott Bessant, deklaroi se ky vendim është pjesë e përpjekjeve për të siguruar stabilitet ndërkombëtar dhe për të nxitur prosperitetin ekonomik.
Ai theksoi se “Nën Presidentin @realDonaldTrump dhe @VP, ne vazhdojmë ta bëjmë botën më të sigurt dhe më të begatë.”
Në njoftim u sqarua se licenca lidhet me bisedimet produktive në Zvicër, ku Irani është zotuar të garantojë kalim të lirë dhe të hapur nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe të lejojë hyrjen e inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) në territorin e tij.
Mediat rajonit shkruajnë se ky hap shihet si një sinjal i rëndësishëm për uljen e tensioneve në rajonin e Gjirit Persik dhe për krijimin e kushteve më të favorshme në tregjet globale të energjisë.





