Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të premte në vendin tonë. Raportohet se një 62-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në liqenin e Viroit në Gjirokastër.
Bëhet me dije se 62-vjeçari, Besnik Kola, është gjetur i mbytur në liqen.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rastit.
Njoftimi:
Rreth orës 17:30, në liqenin e Viroit, është gjetur i pajetë, dyshohet i mbytur në liqen, shtetasi B. K., 62 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë roje në ambientet e zonës së Viroit, pranë Agjencisë së Shërbimeve Komunitare dhe Utilitare, në bashkinë Gjirokastër.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes.
Kujtojmë që ditën e sotme dy të mitura të moshës 9 dhe 11 vjeç humbën jetën tragjikisht në det, në Tale të Lezhës.





