Partia Demokratike bllokoi mbledhjen e parlamentit duke kërkuar ndryshimin e rendit të ditës në mënyrë që debati të fokusohej te kërkesat e qytetarëve, të cilët po protestojnë prej më shumë se dy javësh.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se e vetmja agjendë e kuvendit duhet të jenë kërkesat e protestuesve, por kërkesa e PD-s, të cilat u hodh poshtë nga mazhoranca socialiste.
“Unë mendoj se vazhdimi me çështje të tjera në këtë Parlament, pa ardhur Rama këtu, për mocion me debat, është një akt sa tradhtie, aq edhe cinizmi ndaj qytetarëve shqiptarë. Nuk keni të drejtë të injoroni qindra mijëra qytetarë që kanë 18 ditë me flamurin e ligjit në dorë, duke sakrifikuar orë të tëra”, tha Berisha.
“I fundit që mund të flasë për protestuesit është ky pelikani këtu. Nëse do të zbatosh atë që unë të ftoj, Sali Berisha, sot pasdite shko në protestë. Shkon dot në protestë? Provoje po ta mbajti”, u shpreh Balla.
Berisha kërkoi nga foltorja e kuvendit shkarkimin e Kryeministrit Edi Rama
“Më mirë tani burrërisht, të hedhim mosbesim ndaj Edi Ramës dhe t’i japim zgjidhje krizës që do të jetë shumë herë më e fortë në ditët dhe javët që vijnë”, tha Berisha.
“Nëse ka një fitore të këtyre protestave, është fakti se këto protesta deri më tani janë paqësore, pa molotovë, fishekzjarrë, pa dhunë dhe mbi të gjitha i morën sheshin atij atje. Të hënë për të hënë me krushqit 40-50 vetë tani ata ta morën Sali”, tha Balla.
Seanca u shoqërua me tensione dhe disa herë Kryetari i Kuvendit vendosi të ndërpresë mbledhjen, pasi deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe nuk lejuan diskutimet për çështjet e parashikuara në rendin e ditës.
Në rendin e ditës së mbledhjes së parlamentit ishte parashikuar amnistia penale e cila kërkon 84 vota për tu miratuar. Pas largimit të Marjana Kocekut, dhe për shkak se Belinda Balluku nuk vjen ne parlament që pas momentit qe spaku kerkoi imunitetin e saj, ps nuk e pati të lehtë të sigurojë votat e nevojshme për të miratuar amnistinë edhe me 3 deputetët e partisë së Tom Doshit.
Parlamenti bëri pushim për disa orë derisa Kryeministri Edi Rama u kthye nga Italia dhe vetëm atëhere ps votoi ligjet e parashikuara në rëndin e ditës duke miratuar me 84 vota ligjin për amnistinë.
Partia Demokratike mungoi në seancë, dhe nga opozita ishte në sallë vetëm Agron Shehaj, i cili u përjashtua nga Parlamenti për shkak të thirrjeve kundër kryeministrit Rama.
/vizionplus.tv





