“Pamje më unike se kjo që po ndodh në Shqipëri, nuk ka”. Kështu ka deklaruar avokati Altin Goxhaj, teksa komentoi protestën që po zhvillohet në vendin tonë, dhe që sot përkoi me ditën e 17-të.
Nga studio e Quo Vadis në Vizion Plus me moderatoren Pranvera Borakaj, Goxhaj tha se shqiptarët janë bërë të gjithë bashkë, pavarësisht ideologjive të kudërta që mund të kenë.
Ai shtoi se është gjenerata Z, ai brez që do merrte valixhet të largohej, shpresa e vendit dhe për të mos rrezikuar zhdukjen si popull.
“Kjo protestë nuk u bë për flamingon apo pelikanin. Por ishte maskoti që i ktheu kamerat përballë një qytetari që nuk e kishim parë asnjë herë. Kjo energji, ka të bëjë me historinë e popullit tonë. Ne kemi qenë dhe jemi në prag zhdukje. Se ccfarë ndodh me ne dhe shfaqemi ndryshe. Reagimi erdhi nga Gen Z, nga ai brez që do merrte valixhet të ikte. Pamje më unike se kjo që po ndodh në shqipëri, nuk ka. Këtu janë të gjithë bashkë, edhe pse janë ideologjikisht kundër. Unë nuk mund të dilja me ata të Sorosit dhe të LGBT në foto. Por në shesh jemi bashkë. Të bëhemi masë të mundim përbindëshin. Nuk jemi nga zorri bashkë, por jemi të gëzuar që po shtohemi”, tha Goxhaj.





