Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin “Llogaritë” dhe ka vënë në pranga një 21-vjeçar, autor të disa vjedhjeve si dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij.
Në pranga ka rënë shtetasi M. M., 21 vjeç, banues në Lezhë, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi E. U., 26 vjeç.
Nga hetimet dyshohet se 2 shtetasit kanë bashkëpunuar për të vjedhur xhirot ditore, në 12 subjekte.
Punohet për kapjen e 26-vjeçarit, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.





