Ka nisur festa e socialistëve tek sheshi Italia në Tiranë, në kuadër të 35-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste.
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Blendi Klosi u shpreh se PS i ka shërbyer Shqipërisë në 35 vite.
Klosi deklaroi se PS po e dërgon vendin në Bashkimin Europian.
Blendi Klosi: Kemi uruar të gjithë së bashku këtë 35-vjetor të jetës, 35-vjetorin e integrimit. U jemi përulur të gjithë themeluesve. Kemi dhënë mbështetjen tonë për lidershipin e PS-së dhe për Edi Ramën, i cili së bashku me PS-në po e çon Shqipërinë drejt BE-së. Ne socialistët kemi shprehur në çdo takim, me njerëzit e zakonshëm, krenarinë tonë se gjatë këtyre 35 viteve PS i ka shërbyer vetëm Shqipërisë.





