Kosova sot mban zgjedhjet e treta parlamentare në më pak se një vit e gjysmë për të zgjedhur jo vetëm Kryeministrin por edhe Presidentin.
Mbi dy milionë qytetarë të Kosovës kanë të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të organizuara pas dështimit të Kuvendit për zgjedhjen e presidentit.
Nga ora 7 e mëngjesit janë hapur vendvotimet në qendrat zgjedhore në komunat e Kosovës.
Përveç qendrave të rregullta të votimit, në secilën komunë do të ketë nga një qendër për votim me kusht.
Sipas KQZ-së, procesi zgjedhor do të zhvillohet në 949 qendra të votimit në 2550 vendvotime.
/vizionplus.tv





