Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në “Fushë Vërri” të Delvinës, në aksin Kardhiq–Delvinë.
Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka humbur jetën një person, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Lexo edhe :
Sipas informacionit paraprak, të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet ende.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ekipet e ambulancës dhe forcat zjarrfikëse.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet procedurale për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit./vizionplus.tv








