Momenti kur një i burgosur 48-vjeçar arratiset nga burgu i Kordhialos është regjistruar në një video që është publikuar nga SKAI.
Bëhet fjalë për një shtetas shqiptar, arratisja e të cilit ndodhi gjatë orarit të furnizimit me ushqime.
Lexo edhe :
Në pamjet e publikuara nga SKAI, shqiptari shihet duke vrapuar për t’u larguar nga zona e burgut, ndërsa dy punonjës të burgut e ndjekin nga pas në një distancë të shkurtër.
❗ Κρατούμενος των φυλακών Κορυδαλλού κατάφερε να αποδράσει το πρωί, εκμεταλλευόμενος το χαλαρό καθεστώς επιτήρησης στον χώρο όπου τον είχαν τοποθετήσει.
Ο 47χρονος δραπέτης, που εξέτιε ποινή 20 ετών για υποθέσεις ναρκωτικών, διακίνησης μεταναστών και ληστειών, παραμένει… pic.twitter.com/qP4QPTB3xY
— iefimerida (@iefimerida) June 3, 2026
Arratisja ndodhi sot në mëngjes, një ditë më parë, rreth orës 08:30.
Sipas Policisë Greke, i burgosuri po vuante një dënim me burg për çështje që lidhen me trafikimin e narkotikëve.
Lidhur me ngjarjen, janë arrestuar nga Njësia e Hetimit dhe Zbardhjes së Krimeve në Pire dy punonjës të burgut, të cilët akuzohen për lirimin ose lejimin e arratisjes së një të burgosuri.
Ndërkohë, ka nisur procedura disiplinore e parashikuar nga ligji, ndërsa kërkimet për kapjen e të arratisurit vazhdojnë.






