Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
02 June 2026
Vizion fokus

“Nuk e mendoj fundin me Kombëtaren”, Gjimshiti: Duam të...

Rubio dëshmon për herë të parë para Kongresit që...

SHBA mund të vendosin armë bërthamore në vende të...

Rama-protestuesve: Hajde flasim! Po nuk deshët, punët i kemi...

Zelensky mesazh Trumpit pas sulmit masiv rus: Dërgoni raketat...

Ivanka Trump: Ja si e zbulova Ishullin e Sazanit,...

“Investimi s’do ndalet për sa kohë jam unë këtu”,...

Rama mbështet SPAK për hetimin e “Zvërnecit”: Investitorët kanë...

Rama konferencë me Antonio Costa: Kemi dakordësi 100% në...

Rusia sulm masiv ndaj Ukrainës, 13 viktima dhe mbi...

Shqipëri–Kosovë forcojnë bashkëpunimin për sigurinë rrugore gjatë sezonit veror 2026

2 Qershor 15:17

Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor, me qëllim përmbushjen sa më efektive të parametrave të sigurisë rrugore gjatë sezonit turistik 2026.

Për të nënshkruar marrëveshjen, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, mirëpriti në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit homologun e tij, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha.

Marrëveshja, e cila është dëshmia e radhës e bashkëpunimit vëllazëror ndërmjet dy policive, ka në bazë fluksin e lartë të përvitshëm të shtetasve dhe mjeteve nga Kosova gjatë sezonit veror, si dhe lëvizjen intensive në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë.

Ky akt bashkëpunimi synon të vendosë në qendër të policimit rrugor teknologjinë dhe të shmangë ndalimet e automjeteve pa shkak. Gjithashtu, marrëveshja synon të intensifikojë angazhimin e përbashkët të efektivëve të të dyja policive për parandalimin e aksidenteve rrugore, konstatimin e shkeljeve rrugore, menaxhimin e flukseve të lëvizjes, shmangien e trafikut, goditjen e krimeve ndërkufitare dhe rritjen e vigjilencës, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Hita, gjatë fjalës së tij, vlerësoi lart partneritetin me Policinë e Kosovës dhe theksoi se kjo qasje bashkëpunimi, pa barriera, ka dhënë rezultate konkrete në luftën pa kompromis kundër krimit të organizuar, trafikimit të armëve dhe lëndëve narkotike, si dhe kundër migracionit të paligjshëm dhe në drejtim të shkëmbimit të informacionit në kohë reale.

Drejtori shtoi se, për monitorimin e qarkullimit rrugor dhe parandalimin e aksidenteve, janë shtuar dronët, radarët dhe automjetet inteligjente për matjen e shpejtësisë, të cilat kanë minimizuar kontaktin fizik të punonjësve të Policisë Rrugore me drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, si dhe kanë rritur transparencën dhe besimin e publikut.

Ndërkaq, Kolonel Hoxha konfirmoi gatishmërinë e plotë të efektivëve të përzgjedhur për të shërbyer me korrektësi, profesionalizëm dhe humanizëm, krah efektivëve shqiptarë, në afërsi të zonave bregdetare dhe turistike, duke kontribuar ndjeshëm në rritjen e sigurisë rrugore.

Gjithashtu, Drejtor Hoxha konfirmoi vendosmërinë e Policisë së Kosovës për të bashkëpunuar edhe më ngushtë në shkëmbimin e inteligjencës kriminale, me qëllim arritjen e rezultateve sa më të mira në luftën kundër krimit të organizuar.

Në përfundim të takimit, dy drejtorët nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor gjatë sezonit turistik 2026, duke riafirmuar angazhimin e përbashkët për rritjen e sigurisë rrugore dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
kosove Shqipëri skender hita

Nga e njëjta kategori

“Nuk e mendoj fundin me Kombëtaren”, Gjimshiti: Duam të kualifikohemi në turnetë e mëdhenj!

më shumë...

Rubio dëshmon për herë të parë para Kongresit që nga sulmi ndaj Iranit

më shumë...

SHBA mund të vendosin armë bërthamore në vende të tjera të NATO-s

më shumë...

Rama-protestuesve: Hajde flasim! Po nuk deshët, punët i kemi të ndara: ju në kor me robt e shtëpisë time, unë në krye të punëve të Shqipërisë!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

5:19

“Nuk e mendoj fundin me Kombëtaren”, Gjimshiti:...

4:43

Rubio dëshmon për herë të parë para...

4:20

SHBA mund të vendosin armë bërthamore në...

3:50

Rama-protestuesve: Hajde flasim! Po nuk deshët, punët...

3:35

Si ta përgatisni lëkurën që të nxihet...

3:17

Shqipëri–Kosovë forcojnë bashkëpunimin për sigurinë rrugore gjatë...

3:02

Zelensky mesazh Trumpit pas sulmit masiv rus:...

2:56

Hetimet për projektin e Zvërnecit, Prokuroria e...

2:50

“Rilindja” e Pallatit të Kongreseve, pesë studio...

2:45

Qeveria: Hetim krimit ekonomik, prezantohen rekomandimet e...

2:38

Ivanka Trump: Ja si e zbulova Ishullin...

2:08

Aksident i shumëfishtë në autostradën Levan- Tepelenë,...

1:58

Gjermanët interes për folklorin, turistët mësojnë vallet...

1:48

Si të zgjidhni një pjepër: 3 truke...

1:12

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja,...

1:10

“Investimi s’do ndalet për sa kohë jam...

1:02

Rama mbështet SPAK për hetimin e “Zvërnecit”:...

12:53

Grabitet një bankë në Tiranë, autori hyn...

12:49

“Zgjerimi i BE-së domosdoshmëri”, Antonio Costa në...

12:42

Rama konferencë me Antonio Costa: Kemi dakordësi...

Më të klikuarat

  • Çfarë ndodhi? Dy javë para finales, Agai përjashton fermerin...
  • “Zgjedh të jem në jetë ai që dua”, Visi përplaset me Mozën...
  • “Çfarë lajmesh duhet të pres secili prej jush”...
  • Ilir Meta lë përkohësisht qelinë për t’i dhënë lamtumirën e...
  • E trishtë! U aksidentua nga një makinë,ndërron jetë në moshë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.