Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
01 June 2026
Vizion fokus

“Laguna është në pikë të hallit, lërini të mbarojnë...

“PD mbështet fuqimisht investimet e huaja”, Berisha flet për...

Dhuna në Zvërnec, Rama: Nuk ishte shtetërore, siç ndodh...

“Nuk po ndërtohet në Vjosë”, Rama flet për projektin...

“Nuk do t’iu tradhtoj kurrë”, Rama tregon të vërtetat...

Zvërneci/ Rama: E bëtë Kryeministrin tuaj tradhtar, për herë...

“Më tregoni me gisht si prurësin e një fatkeqësie...

SHBA godet objektiva ushtarake iraniane, Teherani kundërpërgjigjet, rriten tensionet...

EMRI/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, 32-vjeçari kishte...

Negociatat me SHBA-të/ Ministri i Jashtëm i Iranit: Derisa...

“Nuk do t’iu tradhtoj kurrë”, Rama tregon të vërtetat për Zvërnecin: Administrata shqiptare ka mbrojtur interesat e vendit

1 Qershor 10:34

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur lidhur me projektin e planifikuar në Zvërnec, duke sqaruar debatet dhe reagimet publike që kanë shoqëruar çështjen ditët e fundit.

Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Rama tha se projekti ka nisur si interesim i investitorëve që në vitin 2023 dhe se procesi është zhvilluar në bashkëpunim me institucionet përkatëse.

Rama  theksoi se institucionet kanë mbrojtur interesin publik gjatë gjithë procesit. Ai u ndal edhe te debatet mbi projektin, duke thënë se disa prej imazheve dhe pretendimeve të qarkulluara nuk përputhen me projektin aktual.

Rama: Kur unë kam hyrë në atë zyrë kam thënë që zyra është e imja, pushteti është i juaji. Nuk kam premtuar që nuk do të bëj gabime, por kam premtuar një gjë: që nuk do t’ju tradhtoj kurrë. Këtu është vendi për t’ju treguar se si ju kanë manipuluar, se si ju kanë tërhequr duke shfrytëzuar atdhetarinë, si ju kanë kthyer në pjesë të një kurthi që i ngrihet kësaj partie dhe mua personalisht prej ditës së parë, por që këtu, në këtë rast, është një kurth për të ardhmen e Shqipërisë. Unë kështu e shoh.

Projekti ka nisur si interesim nga ana e investitorëve në vitin 2023, pra tre vjet më parë. Ka nisur si një interesim bashkë me Sazanin. Qëndrimi ynë që në ditën e parë ka qenë: Sazani është tokë publike. Ka qenë një dëshirë dhe një ambicie e kahershme edhe e qeverive të tjera dhe kryeministrave të tjerë për ta kthyer në një destinacion turistik. Ne jemi të gatshëm të punojmë me ju dhe kini parasysh që ajo tokë nuk shitet dhe ne duam që shteti shqiptar të jetë palë, ortak. Qeveria e kryeministrit tuaj, që e keni votuar dhe që sot, duke iu bashkuar zemëratës, e konsideroni shitës dhe të korruptuar.

Për projektin e Zvërnecit duhet të shikoni pronat dhe pronarët, pasi ne nuk kemi tokë-shtet aty. Copëza që mund të jenë shtet janë krejtësisht të papërfillshme për ambicien tuaj, kështu që merruni me pronarët. Ju e dini shumë mirë kush janë njerëzit e interesuar, se e di gjithë bota. Investitorët kanë angazhuar ekselencën botërore në arkitekturë, inxhinieri, mjedis dhe në aspektin juridik.

Administrata shqiptare ka mbrojtur interesat tuaj, interesin e vendit. Kemi bërë detyrën profesionalisht dhe patriotikisht. Kam parë imazhe të projektit, kam parë pallate. Ku i keni gjetur? Ato nuk kanë lidhje me projektin. Projekti i vjetër është rrëzuar dhe është rrëzuar nga administrata shqiptare.

U është thënë: “Ndjesë, ne kemi kërkesa të larta dhe standarde të larta.” Jo se ishte keq, por ne donim më shumë, jo për vete, por për ju. Toka është e regjistruar në hipotekë prej shumë vitesh. Negociatat me pronarët janë një çështje mes palëve, ku ne nuk kemi hyrë dhe s’kemi asnjë interes të hyjmë.

Ne jemi të fokusuar te Sazani, për të cilin ende nuk kanë përfunduar negociatat. Rrethimi i pronës është bërë në bazë të lejes së zhvillimit. Rrethimi i pronës është një e drejtë e çdo pronari kur merr lejen e zhvillimit.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
rama Zvernec

Nga e njëjta kategori

Hiqet teli me gjemba në Zvërnec

më shumë...

“Laguna është në pikë të hallit, lërini të mbarojnë punën”, Rama: Nëse do më shkonte ndërmend t’ju tradhtoja, do ikja kokulur

më shumë...

“PD mbështet fuqimisht investimet e huaja”, Berisha flet për Zvërnecin: Dënoj dhunën ndaj protestuesit

më shumë...

BKH kontrolle për “Zvërnecin”, agjentët sekuestrojnë dokumente për projektin dhe sjelljen e policisë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

12:16

Dy javë nga finalja e Ferma VIP,...

12:05

Hiqet teli me gjemba në Zvërnec

11:19

“Laguna është në pikë të hallit, lërini...

11:18

“PD mbështet fuqimisht investimet e huaja”, Berisha...

11:09

BKH kontrolle për “Zvërnecin”, agjentët sekuestrojnë dokumente...

10:59

Dhuna në Zvërnec, Rama: Nuk ishte shtetërore,...

10:58

“Nuk po ndërtohet në Vjosë”, Rama flet...

10:48

“Pishë Poro nuk është një zonë e...

10:34

“Nuk do t’iu tradhtoj kurrë”, Rama tregon...

10:24

Zvërneci/ Rama: E bëtë Kryeministrin tuaj tradhtar,...

10:18

“Më tregoni me gisht si prurësin e...

10:10

Rama reagon për ngjarjet në Zvërnec: Ata...

9:38

Konflikti për borxhin, arrestohet autori i plagosjes...

9:30

SHBA godet objektiva ushtarake iraniane, Teherani kundërpërgjigjet,...

9:11

EMRI/ Qëlloi me armë zjarri në ajër,...

8:56

Përplasjet në Zvërnec, Policia e Shtetit i...

8:29

Parashikimi i motit për ditën e sotme,...

8:08

“Mos nxitoni të merrni vendime”, parashikimi i...

10:44

Negociatat me SHBA-të/ Ministri i Jashtëm i...

10:34

Presidenti Pezeshkian jep dorëheqjen

Më të klikuarat

  • Zvërneci/ Rama: E bëtë Kryeministrin tuaj tradhtar, për herë...
  • Makina merr flakë në aksin Korçë-Ersekë, shpëton mrekullisht...
  • Trump ashpërson kushtet për marrëveshjen me Iranin
  • Shpresë kundër kancerit, studimi ndërkombëtar: Injeksioni ek...
  • Tiranë/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet autori
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.