Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
31 May 2026
Vizion fokus

Presidenti Pezeshkian jep dorëheqjen

Tiranë/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet autori

Tragjedi në Holandë, humb jetën një person pasi ra...

Protesta në Zvërnec/ Ministria e Punëve të Jashtme reagon...

Të huajt do të blejnë tokë bujqësore shqiptare. Ja...

Pagesë me kartë për turistët, por të huajt zgjedhin...

Pagesat me kartë “ngecin” në transport, por do të...

Trump ashpërson kushtet për marrëveshjen me Iranin

Teherani: Jemi ende nën “hijen e luftës”

Shpërthim i fuqishëm në veri të Mianmarit, humbin jetën...

Të huajt do të blejnë tokë bujqësore shqiptare. Ja kush është risku

31 Maj 20:46

Një nisëm e hedhur për konsultim publik parashikon që të huajt do të kenë mundësi të blejnë tokë bujqësore shqiptare.

Në kuadër edhe të plotësimit të kushteve për anëtarësim, nisma vjen si detyrim ligjor.

Drafti parashikon që janë afro 120 mijë ha tokë të pandarë, ndërsa kur të hyjë ligji në fuqi, të huajt do të mund të blejnë 2 ha deri në 30 ha tokë bujqësore në të gjithë vendin, me kushtin që do të kryejnë investime bujqësore.

Adrian Doko, pedagog në universitetin Bujqësore ngre disa pikëpyetje mbi këtë nismë.

“Aktualisht, sikur është prezantuar, nisma ka disa mangësi. Ligji europian i jep të drejtën e parë shtetasit të vet, pra të drejtën e parablerjes duhet ta ketë fermeri shqiptar dhe më pas i huaji. Kjo gjë nuk është e saktësuar. Eksperienca ka treguar se ligjet hartohen dhe miratohen dhe më pas ndryshohen rrugës. Kush na garanton që nga tokë bujqësore ajo të tjetërsohet në tokë truall? Mbi të gjitha nisma ka dhe një të metë. Krijon pabarazi, pasi një shtetas europian ka më shumë mundësi financiare se një shqiptar, ndaj çmimi i tokës do të rritet me njëherë”, tha Doko në Vizion Plus.

Nisma është një detyrim ligjor europian, por ajo nuk e zgjidh problemin më të madh që ka bujqësia shqiptare, fragmentarizimin e tokës.

“A e zgjidh ky ligj faktin që toka bujqësore është e fragmentarizuar? Sot problemi më i madh është se fermat kanë sipërfaqe të  vogla dhe nuk i jep mundësi fermerëve ta punojnë dhe të dalin me leverdi ekonomike. Ka vende që e ofrojnë me detyrim që kush ble tokë bujqësore duhet dhe të jetojë pranë saj. Këto detaje ende nuk janë pasqyruar. Ky ligj që të sillte risi duhet që ta vendosë kush investitor duhet të ofrojë teknologji dhe bujqësinë “green” dhe jo atë me kimikate”, sqaron profesor Doko.

Ministria e bujqësisë është ende në fazë konsultimi, por zbatimi i saj parashikohet pas anëtarësimit në BE.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Ekonomi Kryesoret
Tagged:
E-zone Tokë Bujqësore Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Pagesë me kartë për turistët, por të huajt zgjedhin makina me qira

më shumë...

Pagesat me kartë “ngecin” në transport, por do të ofrohen në transportin ndërqytetas  

më shumë...

Përplasen “kokë më kokë” dy automjete në Rrugën e Arbrit, një viktimë dhe disa të plagosur (EMRAT)

më shumë...

“Koha për të dhënë rezultate”, presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa, të martën në Tiranë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

10:34

Presidenti Pezeshkian jep dorëheqjen

10:14

Tiranë/ Qëlloi me armë zjarri në ajër,...

9:47

Tragjedi në Holandë, humb jetën një person...

9:11

Protesta në Zvërnec/ Ministria e Punëve të...

8:46

Të huajt do të blejnë tokë bujqësore...

8:24

Pagesë me kartë për turistët, por të...

8:00

Pagesat me kartë “ngecin” në transport, por...

7:50

Protestë në Tiranë, qytetarët “bashkohen” para Kryeministrisë...

7:22

Trump ashpërson kushtet për marrëveshjen me Iranin

6:42

Teherani: Jemi ende nën “hijen e luftës”

6:32

Shpërthim i fuqishëm në veri të Mianmarit,...

5:45

Trump emëron Tom Barrack të dërguar presidencial...

5:23

Zjarr në Pllanë të Lezhës, flakët përfshijnë...

5:10

Turqia e gatshme të bashkëpunojë me Japoninë...

4:50

Ndarja nga jeta e Kreshnik Tartarit, Rama:...

4:28

Përplasen “kokë më kokë” dy automjete në...

4:14

“Vrasja e civilëve vetëm sa forcon Hezbollahun”,...

4:07

Fati i uraniumit në pritje të akordit...

3:30

Shpresë kundër kancerit, studimi ndërkombëtar: Injeksioni eksperimental...

3:15

Dronët ukrainas godasin rafinerinë ruse gjatë një...

Më të klikuarat

  • SHBA-të tërhiqen pas protestave për imigracionin
  • Makina merr flakë në aksin Korçë-Ersekë, shpëton mrekullisht...
  • “Nisim fazën e mbylljes së negociatave”, Rama: Anëtarësimi n...
  • Horoskopi për ditën e sotme, 31 Maj 2026
  • Trump ashpërson kushtet për marrëveshjen me Iranin
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.