Aktori Romir Zalla përjetoi një nga momentet më emocionuese në spektaklin e fundit të “Ferma VIP”, kur u surprizua nga dy fëmijët e tij. Fillimisht ai takoi vajzën mes emocionesh të forta, ndërsa pas mesnate, në ditëlindjen e tij, mori një tjetër surprizë nga djali.
E ftuar në “Ferma Club”, partnerja e tij, Suela, foli për rrugëtimin e aktorit brenda fermës dhe mënyrën se si ai po e përjeton këtë eksperiencë.
“Unë nuk mund ta quaj lojë. Jo për hir të termit lojë, por është një qëndrim i Romirit në disa kushte të izoluara. Po qëndron me të panjohur kaq gjatë. Besoj se Romiri e ka të plotësuar hapësirën e tij për të qenë aktor, qendra e vëmendjes. Është ndër aktorët më aktiv. Nuk mund të ishte ambicia e tij për të bërë një showman dhe nuk e ka bërë asnjëherë”, u shpreh ajo.
E pyetur nëse mendon se Romiri mund të ishte përfshirë më shumë në dinamika të caktuara të lojës, Suela tha: “Nuk është aspak jashtë parashikimeve të mia. Romiri është kështu. Unë prisja të shihja një Romir që do të përballej më shumë, por mendoj që është mënyra më fisnike që ka zgjedhur për t’u përballur me skenat e pakëndshme”.
Sipas saj, aktori po e shijon plotësisht eksperiencën dhe po gjen mënyra për të larguar stresin. “Romiri ka shkuar ta shijojë dhe e shoh që po e shijon. Po punon dhe më vjen mirë, sepse shkarkon stresin. Romiri nuk ka kërcyer kurrë në jetën e tij dhe atje ka kërcyer aq shumë”, tha ajo.
Në fund, Suela u shpreh optimiste për ecurinë e partnerit të saj në garë. “E shoh Romirin finalist. Potenciali qëndron te konsekuenca e Romirit. Shoh mungesë konsekuence të theksuar te Moza. E vlerësoj shumë si intelektuale, por në këto kushte izolimi nuk mund të luash 24 orë në 24. Mungesa e konsekuencës do të thotë që ata luajnë imazhin që kanë ngritur në kokë dhe duan t’ia prezantojnë publikut. Ndërsa disa të tjerë nuk kanë gjë për t’i fshehur publikut dhe janë realë”, përfundoi ajo.
/vizionplus.tv





