Meliá Durrës, pjesë e Concord Group, ka kënaqësinë të ndajë një tjetër moment të rëndësishëm suksesi në industrinë shqiptare të turizmit, duke u vlerësuar me çmimin prestigjioz “Hoteli më i Klikuar në Shqipëri për vitin 2026” në edicionin e parë të TEA Awards 2026.

Ceremonia, e organizuar nga Agjencia Kombëtare e Turizmit në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, u zhvillua në ambientet e Pallatit të Brigadave në Tiranë dhe mblodhi së bashku përfaqësues të institucioneve, industrisë së turizmit, kulturës dhe biznesit.
TEA Awards është krijuar për të vlerësuar bashkitë, eventet dhe sipërmarrjet që kanë kontribuar në promovimin e Shqipërisë përmes platformës digjitale TEA (Tourism Events of Albania), një iniciativë moderne që mat interesin dhe angazhimin e vizitorëve vendas dhe ndërkombëtarë.

Ky vlerësim shpreh besimin dhe interesin e jashtëzakonshëm që Meliá Durrës ka gjeneruar te vizitorë ndërkombëtar dhe vendas, duke konfirmuar pozicionin e resortit si një nga destinacionet më elitare me pesë yje në brigjet e Adriatikut.
Me 471 dhoma aktive gjatë gjithë vitit dhe me turistë nga më shumë se 90 shtete të botës, Meliá Durrës vijon të promovojë standardet më të larta të mikpritjes luksoze, duke ndërthurur elegancën bashkëkohore me autenticitetin shqiptar.

Ky çmim përforcon angazhimin e Meliá Durrës për të kontribuar në zhvillimin e turizmit shqiptar dhe në promovimin e Shqipërisë si një destinacion modern, ekskluziv dhe gjithnjë e më tërheqës në arenën ndërkombëtare.
Meliá Durrës shpreh mirënjohjen më të sinqertë për të gjithë partnerët, miqtë dhe vizitorët që janë bërë pjesë e këtij rrugëtimi të suksesshëm.






