Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
26 May 2026
Vizion fokus

BE: Diplomatët do të qëndrojnë në Kiev, pavarësisht paralajmërimit...

Rama në Bruksel: Shqipëria fanatike e BE, nuk ndiejmë...

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama pritet nga Kryeministri...

Rubio: Ngushtica e Hormuzit do të hapet në një...

Pas tre muajsh ndërprerjeje totale, rikthehet interneti në Iran

Kreu i Dumës ruse kërcënon Ukrainën me armë të...

Kryenegociatori i Iranit kthehet nga Katari, bisedimet me SHBA...

Kryeparlamentarja Armengol në takimin me Peleshin: Spanja mbështet fuqimisht...

Askush si ai! Ramadani është lojtari me më shumë...

“Shqiptaria është me Shkupin”/ Nis protesta në Tiranë në...

Kryeparlamentarja Armengol në takimin me Peleshin: Spanja mbështet fuqimisht anëtarësimin të Shqipërisë drejt BE

26 Maj 17:54

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi një vizitë zyrtare në Madrid, me ftesë të Kryetares së Kongresit të Deputetëve të Spanjës, Francina Armengol, në kuadër të diplomacisë parlamentare për mbështetjen e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në takimet me Kryeparlamentaren Armengol dhe Zëvendëskryetarin e Parë të Senatit, Javier Maroto Aranzabal, u riafirmua mbështetja e fuqishme e Spanjës për integrimin europian të Shqipërisë. Armengol vlerësoi progresin e dukshëm dhe vendosmërinë e palëkundur të vendit tonë në rrugën drejt BE-së dhe rikonfirmoi mbështetjen e fuqishme të Spanjës. Spanja dhe Shqipëria janë miq ekselent dhe bota e sotme e kërkon Shqipërinë anëtare të BE. Prandaj na llogarisni në krahun e Shqipërisë, do ju mbështesim politikisht dhe teknikisht. Ne vlerësojmë mbështetjen popullore dhe konsensusin politik e parlamentar për anëtarësimin në BE.

Ndërsa Aranzabal theksoi se Bashkimi Europian bëhet më i fortë me vende si Shqipëria, me orientim të qartë europian dhe vlera demokratike.

Vizita u zhvillua në një moment të rëndësishëm për procesin integrues, në ditën e mbajtjes së Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE dhe pas miratimit të Raportit IBAR nga vendet anëtare të Bashkimit Europian. Kryetari Peleshi shprehu mirënjohjen për mbështetjen konstante të Spanjës, duke theksuar se ajo mbështetet mbi arritjet konkrete të Shqipërisë dhe vlerat e përbashkëta demokratike.

Delegacioni shqiptar mori pjesë dhe u përshëndet në seancat plenare të Kongresit të Deputetëve dhe Senatit spanjoll.

Gjatë takimeve u diskutua zgjerimi i bashkëpunimit parlamentar dhe shkëmbimi i përvojave në funksion të procesit të integrimit europian, harmonizimit të legjislacionit me standardet e BE-së, si edhe forcimi i bashkëpunimit teknik ndërmjet dy parlamenteve.

Palët vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira politike mes Shqipërisë dhe Spanjës dhe theksuan nevojën për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, tregtar, në investime, arsim të lartë, kulturë,  turizëm të qëndrueshëm, mbrojtjen e mjedisit dhe të klimës.

Vizita përkon me 40-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve dhe shënon vizitën e parë të një kryeparlamentari shqiptar në Spanjë pas afro dy dekadash.

Në fokus të bisedimeve ishte edhe bashkëpunimi si vende partnere në NATO, për garantimin e sigurisë, mbështetjen  për Ukrainën, paqen në Lindjen e Mesme, qëndrimin ndaj Iranit, stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi shoqërohet në këtë vizitë zyrtare në Madrid nga delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë, i përbërë nga deputetet Romina Kuko, Jorida Tabaku, Besa Spaho, si edhe Ambasadorja e Shqipërisë në Spanjë, Entela Gjika.

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
kryeparlamentarja Peleshi Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

BE: Diplomatët do të qëndrojnë në Kiev, pavarësisht paralajmërimit rus

më shumë...

Rama në Bruksel: Shqipëria fanatike e BE, nuk ndiejmë kënaqësi nga veto

më shumë...

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama pritet nga Kryeministri i Belgjikës

më shumë...

Rubio: Ngushtica e Hormuzit do të hapet në një mënyrë ose në një tjetër

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

7:39

BE: Diplomatët do të qëndrojnë në Kiev,...

7:21

Rama në Bruksel: Shqipëria fanatike e BE,...

7:20

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama pritet...

7:04

Rubio: Ngushtica e Hormuzit do të hapet...

6:42

Pas tre muajsh ndërprerjeje totale, rikthehet interneti...

6:39

Kreu i Dumës ruse kërcënon Ukrainën me...

6:25

Kryenegociatori i Iranit kthehet nga Katari, bisedimet...

6:05

Delegacioni i kongresistëve amerikanë mbërrin në Kosovë...

5:54

Kryeparlamentarja Armengol në takimin me Peleshin: Spanja...

5:44

Askush si ai! Ramadani është lojtari me...

5:29

Putin do vizitojë Kazakistanin, marrëveshje në sektorët...

5:14

“Shqiptaria është me Shkupin”/ Nis protesta në...

5:05

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

5:03

Skandali para shkarkimeve te Milani, Alegri dhe...

4:53

Sulmet amerikane në Iran, rritet përsëri çmimi...

4:38

Zelensky kundër propozimit të Merz: Ukraina meriton...

4:09

Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi

3:54

Netanyahu zotohet për ofensivë më të ashpër...

3:44

Rusia: Amerikanët të ikin nga Kievi. Lavrov...

3:25

“Berisha mori peng PD”, Salianji: Zgjedhjet u...

Më të klikuarat

  • “Nuk ta kam ndjerë mungesën”, Indri lexon letrën, i jep fund...
  • E gjithë ferma në televotim, Blerina eliminohet nga gara, nu...
  • Shtetasi italian Francesco Diviesti Pesë plumba nga dy armë, vrasja e italianit “çmontoi” grupin...
  • Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi
  • Jo vetëm Mozën dhe Zhakun, Agai dënon edhe Ilirin, masa që u...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.