Kryetari i PS dhe njëherësh Kryeministri Edi Rama, gjatë aktivitetit për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Durrës, vlerësoi rolin e kësaj force politike në transformimin e Shqipërisë ndër vite.
Rama tha se rrugëtimi i Shqipërisë është njehsuar me atë të Partisë Socialiste, duke shtuar se progresi i vendit, reformat e mëdha dhe afrimi me Bashkimin Europian lidhen drejtpërdrejt me forcën dhe përkushtimin e socialistëve shqiptarë.
Rama: Kjo thjesht për të kujtuar një datë, por edhe për tu ndalur në një stacion. Për të vlerësuar ata që i dhanë PS aq sa mundës, kudo që mundën, siç doli edhe nga fjalët e tyre këtu, në një kohë dhe në momente të caktuara që sot janë tërësisht të paimagjinueshme.
Sot ne ia vlen të ndalemi në stacion, për faktin se gjatë gjithë këtyre viteve në një mënyrë apo në një tjetër rrugëtimi i Shqipërisë, u njehsua me atë të PS. Nëse Shqipëria sot është një Shqipëri tjetër, kjo është në radhë të parë puna dhe merita e progresistëve socialistë shqiptarë.
Progresi i PS është në funksion i një vendi që duhej transformuar. PS u bë zëdhënësja e nevojave të vendit dhe njëkohësisht dhe fuqia që ia adresoi ato nevoja. Sot është e paimagjinueshme që të flitet për një vend, në kërkim të një stabiliteti të arsyeshëm. Kur Shqipëria pati nevojë që të ngrihej nga rrëzimet e mëdha, ishte PS ajo që ringriti. Kur Shqipëria kishte nevojë për kurajo për të marrë reforma të mëdha, ishte PS ajo që ia dha. Nëse Shqipëria sot është më afër BE, ka një arsye të madhe është forca dhe përkushtimi i PS.





