Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
21 May 2026
Vizion fokus

“Pas vdekjes së Visit…”, babai i Ervis Martinajt: Eljo...

“Në Lushnjë të hanë minjtë”, ministrja Sala i përgjigjet...

Korreshi “sjell” në Kuvend mëngjesin e spitalit të Lushnjës:...

Hajdutët hyjnë në banesën e Benjamin Pavard, bashkëshortja shqiptare...

Raporti i IBAR/ “8 mijë akuza për ngecjen e...

PS propozon ndryshime në Policinë e Shtetit, më shumë...

Seancë plenare në Kuvend, shtyhen 2 interpelancat drejtuar Ramës...

Tragjedi në Itali, babai përplas aksidentalisht vajzën 2-vjeçare në...

Ilir Beqaj nxirret nga kafazi i qelqtë, ulet në...

Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Rrilë...

“Pas vdekjes së Visit…”, babai i Ervis Martinajt: Eljo Hato i shpëtoi jetën, djali i dhuroi një banesë

21 Maj 12:15

Në seancën e radhës për pasuritë e sekuestruara të familjes Martinaj, Mustafa Martinaj ka vijuar dëshminë e tij para Gjykatës së Posaçme, duke folur për aktivitetin ekonomik të djalit të tij, Ervis Martinaj, marrëdhëniet familjare dhe pasuritë që sot ndodhen nën sekuestro.

Ai deklaroi se nga viti 2008 e në vijim, i biri ishte marrë me pika bastesh sportive me licencë dhe me detyrime të paguara ndaj shtetit, ndërsa theksoi se vetë nuk kishte ushtruar aktivitet me lojëra fati.

Martinaj tregoi gjithashtu se një prej pasurive të sekuestruara në emër të Bisere Hatos ishte dhuruar nga djali i tij, si shenjë mirënjohjeje pasi, sipas tij, djali i saj i kishte shpëtuar jetën Visit pas atentatit në zonën e ish-Bllokut në vitin 2018.

Gjatë dëshmisë, Mustafa Martinaj foli edhe për periudhën pas zhdukjes së Ervis Martinajt në gusht të vitit 2022, duke thënë se policia i ka shkuar në banesë 23 herë, ndërsa shtoi se djali i tij kishte jetuar në Laç deri në ditën e zhdukjes.

Dëshmia e Mustafa Martinajt

Nga 2008 e pas, djali është marrë me pika llotosh me licencë, detyrim 100% të paguara nga kompania si dhe ato vendore. Të parën pikë s’e mbaj mend ku e ka hapur. Po të më pyeste mua do i thoja jo. Mati Union e kam patur unë, është llogari transfertash, llotari fati unë personalisht s’kam patur. Kam kaluar të gjitha llojet e hetimeve. Ime shoqe e im vlla kanë patur prokurë për të kryer veprime me Mati Union, edhe sot që flasim kam person të autorizuar që merrem. Me djalin kam folur dhjetëra herë për aktivitetin e tij.  Jemi përballur tek ansambli çiftelia në gjyq. Është marrë vendimi nga Shkalla e Parë… A.Kaçorri është nipi im, djali i vajzës, është 14 vjeçar (e pyeti prokurorja çfarë marrëdhëniesh ka Ervisi me nipin). A.Kaçorrit i kam bërë unë dhuratë për ditelindje fjala bie 1000 € se e kam nip.

Kam dijeni që djali është dënuar me lojra fati. I kam kaluar të gjitha hetimet nga Banka e Shqipërisë te pastrimi i parave. Bisere Hato e njoh pas ngjarjes në bllok në vitin 2018 ku u plagas djali dhe është vrarë një tjetër. Vrasësi nuk ka bërë asnjë ditë burg.

Një pasuri që sot është e sekuestruar në emër të Bisere Hatos ja ka falur im bir, Eljo Hatos me pëlqimin tim. Falja e banesës është bërë vetëm se Eljo Hato djali i Biseres i ka shpëtuar jetën Visit. Të parën makinë të mirë që ka patur djali ka kushtuar 60 mijë euro, ose 48 mijë euro, me paratë e mia. Herët e kam blerë. Në jetën e vet s’më ka sjellë shqetësim tek shtëpia. Nuk ka të ri që s’ka konflikte apo zënka, deri në 2018 kurrë, pyesni në Laç, të flasi dikush keq, i përmendej emri me respekt.

Në 2018, ka ardhur dhe ka jetuar me gjithë familjen tek mua. Iku nga Tirana, bëmë pashaportizimin, merrej kryesisht me gjueti peshku jo për tregti. Në Laç ka qëndruar deri ditën e zhdukjes, 9 gusht i vitit 2022. Një herë jam thirrur me kërkesën time, jam deklaruar. Jetonte me të ardhurat që ka pasur nga biznesi që është marrë pastaj ka jetuar me mua. Me siguri ka blerë ndonjë makinë vetë, nuk di për ndonjë pronë të tijën në Tiranë. Kishte një apartament tek Qemal Stafa, dijeni time asnjë pronë tjetër.

Hotel Arbëria duhet ta kem blerë në 2016-2017. Ishte i mbyllur në atë kohë, kam investuar paratë e dynjasë, duhet të shoh preventivin për të parë koston. Aktiviteti ka vijuar i njëjtë siç ka qenë. Biznesi është blerë nga Mustafa Martinaj. Pas vdekjes së Visit, pas zhdukjes, 23 herë më ka ardhur policia, mos të rëntë e liga, unë s’jam as budalla as naiv, pyet Nallbatin me shokë të të tregojnë ata.

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
eljo hato ervi martinaj

Nga e njëjta kategori

“Vendimmarrja i takon shqiptarëve”, OSBE: Reforma zgjedhore në Shqipëri, proces i ngadaltë por i rëndësishëm

më shumë...

Vodhi dyqanin e bulmetit, arrestohet hajduti 22-vjeçar në Pogradec (EMRI)

më shumë...

Grupi i Punës në Këshillin e BE miraton IBAR, më 26 maj mbahet Konferenca Ndërqeveritare

më shumë...

Morën peng dhe dhunuan një person, dy të arrestuar në Vlorë, shkak i ngjarjes borxhi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:26

“Vendimmarrja i takon shqiptarëve”, OSBE: Reforma zgjedhore...

1:24

Vodhi dyqanin e bulmetit, arrestohet hajduti 22-vjeçar...

1:14

Nis votimi me postë për diasporën, procesi...

1:08

“Ditë vendimtare që ndikojnë gjithë verën për...

1:04

Grupi i Punës në Këshillin e BE...

12:55

Morën peng dhe dhunuan një person, dy...

12:15

“Pas vdekjes së Visit…”, babai i Ervis...

11:57

“Kam lëvizur me 800 mijë dollarë cash...

11:55

Autor i grabitjes së argjendarisë në Kamzë,...

11:42

“Në Lushnjë të hanë minjtë”, ministrja Sala...

11:35

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja,...

11:30

Akuzohet për “shpërdorim detyre”, arrestohet kryeinspektori i...

11:23

Korreshi “sjell” në Kuvend mëngjesin e spitalit...

11:12

Hajdutët hyjnë në banesën e Benjamin Pavard,...

11:04

Raporti i IBAR/ “8 mijë akuza për...

10:55

Grabitja e argjendarisë në Kamëz, arrestohet autori...

10:39

PS propozon ndryshime në Policinë e Shtetit,...

10:37

Seancë plenare në Kuvend, shtyhen 2 interpelancat...

10:10

Tragjedi në Itali, babai përplas aksidentalisht vajzën...

10:06

Ilir Beqaj nxirret nga kafazi i qelqtë,...

Më të klikuarat

  • “Ndihesh i braktisur nga fëmijët, familja”, përl...
  • “Pas vdekjes së Visit…”, babai i Ervis Mar...
  • Aksident tragjik në Librazhd, humb jetën 66-vjeçarja (Emri)
  • VIDEO/ Aksidenti i rëndë në Shkodër, momenti kur shoferi i m...
  • “Ditë vendimtare që ndikojnë gjithë verën për 12 shenj...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.