E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Nis votimi me postë për diasporën, procesi për zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të zgjasë deri në 6 qershor

Kjo e enjte shënoi nisjen e votimit për shtetasit e Kosovës, të cilët janë regjistruar paraprakisht për të votuar përmes postës në zgjedhjet parlamentare te 7 qershorit. Në total pjesë e procesit pritet të jenë rreth 105 mijë persona.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Komisioni Zgjedhor ka sqaruar hapat që duhen ndjekur nga qytetarët për realizimin e votimit me postë.

Reklamë

Çdo person i regjistruar do ta marrë fletën në një pako në adresën e banimit të deklaruar prej tij. Pas pranimit, qytetarët duhet të plotësojnë fletëvotimin, ta vendosin atë në zarfin e fshehtë dhe më pas, bashkë me dëftesën e regjistrimit ta vendosin në një zarf të dytë.

Autoritetet u kanë bërë thirrje votuesve që të mos presin ditën e fundit për ta dërguar pakon e tyre, në mënyrë që ajo të arrijë në kohën e duhur në kutinë postare dhe më pas ajo të tërhiqet për t’u sjellë në Kosovë për numërim.

Procesi pritet të zgjasë deri në datën 6 qershor./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë