Grupi i Punës në Këshillin e Bashkimit Europian ka miratuar draftin për IBAR, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
Sipas burimeve diplomatike, vendet anëtare të BE-së kanë arritur dakordësi për një qëndrim të përbashkët, i cili pritet të marrë miratimin përfundimtar nesër në mbledhjen e COREPER-it, ku marrin pjesë ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian.
Ndërkohë, më 26 maj pritet të zhvillohet konferenca ndërqeveritare BE–Shqipëri, një moment kyç në vijimin e negociatave për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.





