Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
20 May 2026
Vizion fokus

SHBA nis tërheqjen ushtarake nga Europa, alarm në NATO

Përplasen VLEN e BDI, Rashidi: Pas 2001 ligjet për...

PD dhe PS arrijnë konsensusin për Rregulloren e Kuvendit

Njoftoi gabimisht vdekjen e mbretit Charles III, radioja kërkon...

BE miraton pagesën e parë të kredisë prej 90...

BE drejt marrëveshjes për kthimin e emigrantëve të refuzuar

Izraeli po shqyrton mbylljen e konsullatës së tij në...

Begaj në Bratisllavë: Sllovakia, partner i rëndësishëm në rrugëtimin...

BE dhe SHBA finalizojnë marrëveshjen tregtare

Trump për Kubën: Nuk do tolerojmë një shtet të...

Përplasen VLEN e BDI, Rashidi: Pas 2001 ligjet për gjuhën shqipe nuk u zbatuan si duhet

20 Maj 20:29

Partia VLEN deklaron se çështja e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut është në proces zgjidhjeje dhe se provimi i jurisprudencës pritet të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe.

Ndërkohë, BDI ka reaguar ashpër pas publikimit të disa video-incizimeve në media, ku sipas saj shfaqet trajtim i papërshtatshëm i studentëve shqiptarë nga ana e policisë. Partia e drejtuar nga Ali Ahmeti e cilëson ngjarjen si presion politik ndaj studentëve shqiptarë dhe kërkon hetim të plotë institucional.

Analisti Nazim Rashidi, në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi, deklaroi se debati për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut lidhet kryesisht me moszbatimin e ligjeve të miratuara pas Marrëveshjes së Ohrit.

Sipas tij, problemi nuk qëndron te mungesa e bazës ligjore, por te zbatimi i saj në praktikë nga institucionet shtetërore. Rashidi theksoi se, pas vitit 2001, ndonëse u miratuan ligje që garantonin përdorimin e gjuhës shqipe, ato nuk janë implementuar plotësisht, duke krijuar hapësirë për tensione politike dhe interpretime të ndryshme.

Ai shtoi se edhe BDI ka përgjegjësi për këtë situatë, pasi sipas tij, megjithëse ka qenë pjesë e pushtetit për vite me radhë, nuk ka arritur të sigurojë zbatimin e plotë të marrëveshjes dhe ligjeve që burojnë prej saj.

INTERVISTA E PLOTË:

 Çfarë janë këto videoinçizime? Çfarë tregojnë ato sipas BDI-së?

Nazim Rashidi: Çështjet e politikës ditore dhe përplasjet politike janë një lloj narativi që të dyja subjektet politike ose që të dy kampet politike do të tentojnë të justifikojnë veprimet ose deklarimet e tyre për interesat e tyre partiake. Çështja në esencë mbetet nëse shteti në vetvete do të implementojë ose do të zbatojë ato kërkesa që janë të nevojshme ose që ishin kërkesat që vinin nga studentët. Ideja këtu në përgjithësi është nëse do të pranohet ose jo përdorimi më zyrtar i gjuhës shqipe, më i barabartë i gjuhës shqipe. Sigurisht që kjo çështje filloi me provimin e jurisprudencës, siç e theksuat dhe ju, por fakti që emocionet, njerëzit dhe protesta u lidh me këta student, të cilët në esencë janë disa qindra, jo mijëra, është sepse qeverisja aktuale kishte një tendencë që të zhvlerësojë përdorimin e gjuhës shqipe. Kishte një tendencë, në qoftë se ishte e mundur, ta hiqte aq sa mundet përdorimin e gjuhës shqipe. Debati këtu është nëse ka bazë ligjore për përdorimin e gjuhës shqipe ose jo. Nëse ne i lexojmë si gazetarë e njerëz të pavarur, sigurisht që ekziston mundësia e përdorimit të gjuhës shqipe në një nivel shumë të avancuar, por diskutimi është pse këto mundësi nuk përdoren aq sa duhet dhe interpretohen me tone politike. Sigurisht kur je në pushtet presioni është më i madh sepse qytetarët dhe studentët kërkojnë prej jush t’i implementoni këto ligje. Argumenti kryesor i studentëve është: zbatoni ligjin, zbatoni kushtetutën. Ata janë studentë të juridikut dhe dinë t’i lexojnë ligjet e normativat. Për fat të keq, kemi tendenca, për herë të parë pas 2001-it me një ton kaq të fuqishëm, që përdorimi i gjuhës shqipe mos të jetë në nivelin që e garanton ligji dhe kushtetuta, këtu është esenca e përplasjes. Ideja është se çdo subjekt politik shqiptar duhet të bëjë çmos kur është në pushtet që të garantojë përdorimin e gjuhës shqipe, e cila bazohet në Marrëveshjen e Ohrit dhe që në disa raste keqinterpretohet.

Nuk është hera e parë që studentët e jurisprudencës e japin këtë provim. A e kanë dhënë në vitet e tjera në gjuhën shqipe? Përse lindi kjo krizë? Me çfarë arsyetimi qeveria aktuale e Mickovskit e nxori në paraskenë këtë lloj argumentimi?

Nazim Rashidi: Keni shumë të drejtë me këtë pyetje dhe këtu është arsyeja pse BDI-ja ka qenë e kritikuar me vite. Pas 2001-it, kur Marrëveshja e Ohrit u fut në kushtetutë, jo domosdoshmërisht të gjitha ligjet filluan të implementohen siç duhet. BDI-ja i miratoi ligjet por nuk i implementoi, dhe si rrjedhojë, elektorati shqiptar votoi për një parti tjetër siç ishte VLEN, të cilët premtuan se jo vetëm do të implementonin marrëveshjen, por do t’i çonin të drejtat e shqiptarëve edhe më tej. Por tani ndeshemi me një realitet ku ajo që është miratuar me ligj nuk po implementohet dhe kemi përshtypjen se në fakt këto të drejta po rikthehen, po shkohet mbrapa. Kemi një parti nacionaliste maqedonase që nuk do ta shohë shqipen të barabartë me maqedonishten, dhe kjo i vë përfaqësuesit e VLEN në pozitë të vështirë, sepse jo vetëm që nuk mund të zbatojnë atë që është me ligj, por aq më pak mund të çojnë më tej premtimet e tyre. Prandaj është i gjithë ky diskutim.

/vizionplus.tv 

Posted Under:
Kryesoret Rajoni
Tagged:
Maqedonia e Veriut Protesta Provimi Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

PD dhe PS arrijnë konsensusin për Rregulloren e Kuvendit

më shumë...

Trump e nominoi për ambasador në Shqipëri, Wendt shpall prioritetet para Senatit: Do mbështes punën e SPAK

më shumë...

Ulet me 3 lekë çmimi i naftës, ja me sa do shitet benzina, Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja

më shumë...

“Ishim Koreja e Veriut e Evropës”, Rama në Seul: Sot Shqipëria po ec drejt Bashkimit Evropian

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:49

Aksident tragjik në Librazhd, humb jetën 66-vjeçarja...

9:20

SHBA nis tërheqjen ushtarake nga Europa, alarm...

9:08

Pirja e këtij lëngu frutash mund të...

8:29

Përplasen VLEN e BDI, Rashidi: Pas 2001...

8:13

PD dhe PS arrijnë konsensusin për Rregulloren...

8:03

Këto janë shenjat më inteligjente të Horoskopit

7:38

Njoftoi gabimisht vdekjen e mbretit Charles III,...

7:19

BE miraton pagesën e parë të kredisë...

7:05

BE drejt marrëveshjes për kthimin e emigrantëve...

6:32

Izraeli po shqyrton mbylljen e konsullatës së...

6:19

Begaj në Bratisllavë: Sllovakia, partner i rëndësishëm...

6:15

BE dhe SHBA finalizojnë marrëveshjen tregtare

6:07

SHBA planifikon të tkurrë forcat në dispozicion...

5:57

Trump për Kubën: Nuk do tolerojmë një...

5:21

Trump e nominoi për ambasador në Shqipëri,...

5:19

Prokuroria merr nën hetim ish-kryeministrin francez

5:10

U largua nga Shqipëria, Silvinjo: Do i...

5:03

Jeff Bezos: Trump është “më i pjekur”...

4:52

Trump për Iranin: Do t’i jap një...

4:47

Nën hetim për tenderin e tunelit Kardhiq-Delvinë,...

Më të klikuarat

  • “Ndihesh i braktisur nga fëmijët, familja”, përl...
  • Brisida Shehaj zbulon emrin: Ministrja që e kam pasur mikesh...
  • Protesta për shqipen në Shkup, ministri i Drejtësisë kundër...
  • DETAJE/ Nënkomisari në Sarandë “i bën gropën” vetes, dorëzon...
  • Brisida Shehaj: Ja si nisi karriera ime në PS, Rama qeshi ku...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.