Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
05 July 2026
Vizion fokus

Përfundon protesta, qytetarët nisin marshimin nëpër Tiranë

Fier/ Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll...

“Të gatshëm t’i japim fund luftës”/ Trump bisedë telefonike...

Cristiano Ronaldo: Ky është Botërori im i fundit

Punon në shtet? Dy kritere kryesore që të përfitosh...

Miliarda lekë shtesë në buxhet nga rritja e çmimeve,...

Indeksim dhe bonuse për pensionistët, ndihmë apo dinjitet?

Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili

Dita e 36-të e protestës, qytetarët mblidhen tek sheshi...

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra në...

Begaj në Bratisllavë: Sllovakia, partner i rëndësishëm në rrugëtimin evropian të Shqipërisë

20 Maj 18:19

Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Sllovaki me ftesë të homologut të tij, Peter Pellegrini.

Gjatë takimit tête-à-tête dhe më pas në takimin e zgjeruar mes delegacioneve, dy presidentët diskutuan mbi avancimin e marrëdhënieve dypalëshe, perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, si edhe sfidat e sigurisë si aleate në NATO.

Në konferencën e përbashkët për mediat, Presidenti Begaj vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Sllovakisë për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar atë një partner dhe aleat të rëndësishëm në rrugëtimin evropian të vendit.

Kreu i Shtetit theksoi progresin e Shqipërisë në procesin e negociatave dhe ambicien për të përmbyllur grup-kapitujt brenda vitit të ardhshëm, me objektivin strategjik të anëtarësimit të plotë në BE në vitin 2030.

“Shqipëria ka hapur për një vit të gjithë grupkapitujt, një kohë rekord, dhe synon mbylljen e tyre në vitin 2027 dhe për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian si anëtare në vitin 2030.
Me këtë rast, unë falënderoj sërish dhe i jemi mirënjohës qoftë Presidentit, qoftë qeverisë, shtetit sllovak, për gjithë mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, me bindjen që kjo mbështetje do të vijojë akoma më tej edhe në të ardhmen dhe do të jetë e fortë si tani”– u shpreh Presidenti.

Presidenti vlerësoi se: “Strukturat e Bashkimit Evropian kanë njohur dhe kanë vlerësuar progresin e bërë nga Shqipëria në reformat e thella të ndërmarra, po ashtu edhe progresin e prekshëm institucional. Në këtë kuptim, Sllovakia, duke qenë një nga avokatet më të rëndësishme në procesin e anëtarësimit në Bashkimit Evropian për Shqipërinë, ka ndihmuar Shqipërinë dhe ka qenë gjithmonë prezente me ekspertizën e saj. Për sa i përket Shqipërisë, Shqipëria i ka bërë detyrat e saj.”

Kreu i Shtetit çmoi jo vetëm mbështetjen e politikës sllovake, por edhe të qytetarëve sllovake, të cilët mbështesin në mënyrë të qartë zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Presidenti Begaj shprehu, gjithashtu, mirënjohje edhe për angazhimin e Sllovakisë në kuadër të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”.

Dy presidentët konfirmuan vullnetin për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha me interes të përbashkët, si: energjia, turizmi, bujqësia dhe shëndetësia, energjia e rinovueshme dhe tranzicioni i gjelbër.

Ata theksuan nevojën për institucionalizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit përmes zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese dhe krijimit të instrumenteve të reja të partneritetit.

Krijimi së fundi i linjave direkte të fluturimit Tiranë – Bratislavë u çmua si një mundësi që do të sjellë më afër dy popujt tanë e do të forcojë miqesinë mes tyre.

Për sa i përket rajonit, Presidenti Begaj theksoi se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor mbetet thelbësor për sigurinë e Evropës dhe nënvizoi se integrimi evropian i rajonit duhet të mbetet prioritet strategjik i Bashkimit Evropian.

Duke falënderuar Sllovakinë për prezencën me trupa në KFOR, Kreu i Shtetit shprehu besimin për “një rivlerësim të situatës së saj në lidhje me Kosovën, së paku në mosbllokimin e rrugëtimit të saj për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare”.

Gjatë qëndrimit në Bratisllavë, Presidenti Begaj zhvilloi takime edhe me Kryeministrin Robert Fico dhe me Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Republikës Sllovake, Richard Raši, gjatë të cilave mori një mbështetje të plotë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Kreu i Shtetit nderoi viktimat e komunizmit në memorialin “Porta e Lirisë”, kushtuar heronjve që humbën jetën duke tentuar të kapërcenin “Perden e Hekurt” të ish-Çekosllovakisë.

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
BEgaj Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Përfundon protesta, qytetarët nisin marshimin nëpër Tiranë

më shumë...

“Të gatshëm t’i japim fund luftës”/ Trump bisedë telefonike me Zelenskyn dhe Putin

më shumë...

Cristiano Ronaldo: Ky është Botërori im i fundit

më shumë...

Indeksim dhe bonuse për pensionistët, ndihmë apo dinjitet?

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:41

Kujdesi për lëkurën, ja cilat janë tre...

10:37

Përfundon protesta, qytetarët nisin marshimin nëpër Tiranë

10:11

Fier/ Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet...

10:06

“Të gatshëm t’i japim fund luftës”/ Trump...

9:35

Cristiano Ronaldo: Ky është Botërori im i...

9:27

Temperaturat e larta, ja disa këshilla si...

8:53

Punon në shtet? Dy kritere kryesore që...

8:31

Miliarda lekë shtesë në buxhet nga rritja...

8:06

Indeksim dhe bonuse për pensionistët, ndihmë apo...

8:05

Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në...

7:53

Dita e 36-të e protestës, qytetarët mblidhen...

7:12

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 16...

6:47

IGJEO: Sot dhe nesër rreziku për zjarre...

6:34

“Funerali politik i Edi Ramës”, Berisha: Populli...

6:16

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri, plagosen...

5:47

Tensionet gjatë protestës së djeshme, ministri Hoxha:...

5:27

Zjarrfikësit në betejë me flakët në Tale...

4:49

Zjarri në Fier, dëmtohet baza materiale e...

4:38

Vrau efektivin Enea Mekolli dhe plagosi kolegun...

4:25

Netanyahu vizitë në Uashington, pritet takim me...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • I shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin e qytetarëv...
  • Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Fier, banorët në ndihm...
  • Vrau efektivin Enea Mekolli dhe plagosi kolegun e tij, Viola...
  • SHBA/ Të shtëna me armë zjarri, plagosen 8 persona, mes tyre...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.