Një person i plagosur ka mbërritur në Spitali Universitar i Traumës, pasi fillimisht është transportuar në spitalin e Kurbinit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, plagosja ka ndodhur në Mamurras gjatë një ndërhyrjeje të policisë për neutralizimin e tij.
Lexo edhe :
Related Posts
Burime bëjnë me dije se efektivët kanë përdorur armën e shërbimit, pasi i plagosuri dyshohet se ka qenë i armatosur dhe ka tentuar të kryejë veprime ndaj forcave të policisë.
Në njoftimin zyrtar, policia thekson:
“Gjatë operacionit për kapjen e të kërkuarit, në momentin e ndërhyrjes, në një karburant në aksin rrugor “Mamurras–Laç”, 23-vjeçari, që shoqërohej nga shtetasi A. F, dhe lëvizte me automjet, sapo ka konstatuar efektivët, ka tentuar t’i përplasë me automjet, duke u rrezikuar jetën, si dhe personi shoqërues iu ka drejtuar armën e zjarrit pistoletë, shërbimeve të Policisë.
Shërbimet e Policisë, në kushtet e vetëmbrojtjes, gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e tyre, kanë plagosur shtetasin Leonard Dema, i cili është në kujdesin e mjekëve.
Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë dhe i shtetasit A. F., 28 vjeç, që shoqëronte shtetasin në kërkim”.






