Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
19 May 2026
Vizion fokus

Trump anulon sulmin ndaj Iranit: Do të arrihet një...

Sulm me armë në xhami në San Diego, dy...

Maran, trajneri i ri i kuqezinjve: Dashurinë për këtë...

Pamje tronditëse/ Turistja 33-vjeçare humb jetën tragjikisht në Indi,...

Sylvinho i jep lamtumirën kuqezinjve: Jemi rritur të gjithë...

“Mbyllëm një cikël me Sylvinhon”, Armando Duka zyrtarizon Rolando...

Kombëtarja shqiptare me trajner të ri, kush do ta...

ZYRTARE/ Sylvinho largohet nga Shqipëria

Presidenti Trump “pezullon” planin: Nuk do ta sulmojmë Iranin

Pezeshkian: Dialogu nuk do të thotë dorëzim

“IBAR ka kaluar nga grupi i punës te ambasadorët e vendeve të BE”, ministri Gogu: Besimi i qytetarëve te Reforma në Drejtësi është dyfishuar

19 Maj 12:36

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, në një konferencë për mediat ka deklaruar se reforma në drejtësi në Shqipëri po shënon progres të dukshëm, si në aspektin institucional ashtu edhe në perceptimin e qytetarëve.

Ministri Gogu u shpreh se në 18 muajt e fundit janë angazhuar 70 institucione dhe janë përgatitur mbi 8 mijë faqe dokumentacion në kuadër të procesit IBAR, i cili sipas tij tashmë ka kaluar në nivelin e grupit të ambasadorëve të vendeve anëtare.

“Në 18 muajt e fundit 70 institucione që janë koordinuar, janë dërguar mbi tetë mijë faqe dokumentacion. IBAR është një proces që tashmë ka kaluar nga grupi i punës në grupin e ambasadorëve të vendeve anëtare dhe tregon që procesi lëviz, dhe ka mbështetje faktike dhe institucionale të çdo mase nga ana jonë. Besoj në fund të ditës ky raport që ka vlerësuara masat tona ka të bëjë me rezultate që ne duam të shohim në vijim nga sistemi i drejtësisë”, u shpreh ministri.

Ai theksoi gjithashtu se cilësia e reformave po vlerësohet në raportet ndërkombëtare, ndërsa prezantoi edhe një anketë rajonale mbi sistemin e drejtësisë.

“Cilësia e reformave vlerësohet në atë raport. Në lidhje me sistemin e drejtësisë dhe backlog, dje prezantuam një anketë rajonale ku del qartë progresi i reformës në drejtësi në Shqipëri. Besimi i qytetarëve është dyfishuar, në 53%, pavarësia e sistemit është rritur me 30%, vetë reforma perceptohet pozitivisht, perceptimi negativ ka zbritur. Shifra negative është ajo që ka të bëjë me backlog sepse qytetarët e shohin sistemin të vështirë për ta përballuar financiarisht. Po shohim shenjat e para pozitive të kthimit të prirjeve në sistem, të çështjeve të mbartura”, deklaroi ai.

Gogu bëri të ditur gjithashtu se ka nisur puna për ndërtimin e godinës së re të Gjykatës së Apelit, si dhe për shtimin e kapaciteteve njerëzore në gjykata.

“Kemi harmonizuar statistikat, numrat do t’i lexojmë njësoj. Rriten kapacitete njerëzore në Gjykata, numri i këshilltarëve ligjor po rritet në të gjitha nivelet e gjykatave, hapësirat janë shtuar, presim që të ecë para ndërtimi i godinës së re për Gjykatën e Apelit”, tha ai. E ndërkohë shtoi se një “masë tjetër që ministria po konsideron, është nxitja e zgjidhjeve jashtëgjyqësore, siç është ndërmjetësimi”.

Ai shtoi se një tjetër masë që po shqyrtohet nga ministria është nxitja e zgjidhjeve jashtëgjyqësore, përmes mekanizmave të ndërmjetësimit.

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
Toni Gogu

Nga e njëjta kategori

“Ferma VIP” vendos tjetër rekord, një bilion shikime në Instagram në vetëm 50 ditë

më shumë...

“Amnistia penale do të ndodhë patjetër”, ministri Gogu: Do të nisin diskutimet në Parlament

më shumë...

I kishte sjellë nga Saranda, kapet në Tiranë 25-vjeçari me armë në automjet

më shumë...

Aksident i trefishtë në aksin Korçë-Pogradec, dy të plagosur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

2:02

Trump anulon sulmin ndaj Iranit: Do të...

1:11

“Ferma VIP” vendos tjetër rekord, një bilion...

12:58

“Amnistia penale do të ndodhë patjetër”, ministri...

12:36

“IBAR ka kaluar nga grupi i punës...

11:45

I kishte sjellë nga Saranda, kapet në...

11:42

Aksident i trefishtë në aksin Korçë-Pogradec, dy...

11:22

Aksident në Tiranë, makina përplas për vdekje...

11:15

Kaosi në Aeroportin e Vlorës, mosmarrëveshjet mes...

10:49

Sulm me armë në xhami në San...

10:40

Maran, trajneri i ri i kuqezinjve: Dashurinë...

10:37

Pamje tronditëse/ Turistja 33-vjeçare humb jetën tragjikisht...

10:33

Sylvinho i jep lamtumirën kuqezinjve: Jemi rritur...

10:31

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, Gjykata e...

10:24

“Mbyllëm një cikël me Sylvinhon”, Armando Duka...

9:56

Kombëtarja shqiptare me trajner të ri, kush...

9:50

Aksidenti në Dibër, babë e bir nisen...

9:47

EMRI/ Kapet në SHBA i shumëkërkuari shqiptar,...

8:51

Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit...

8:42

“Besojini intuitës dhe veproni sipas zemrës”, parashikimi...

8:24

ZYRTARE/ Sylvinho largohet nga Shqipëria

Më të klikuarat

  • Bordi i Transparencës vendos çmime të reja, rritet nafta
  • Tragjike në Greqi/ 46-vjeçari shqiptari humb jetën në kantie...
  • Aksident në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin 57...
  • Një shaka që “i ngriu gjakun” Ilirit, fermeri merr surprizën...
  • Shembet fasada e pallatit në Durrës, zë poshtë automjetin e...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.