Mesfushori veteran Luka Modric është përfshirë në listën prej 26 lojtarësh të përfaqësueses së Kroacisë për Kupën e Botës, pavarësisht një dëmtimi të fundit në fytyrë.
40-vjeçari, i cili aktualisht aktivizohet te Interi, pësoi një frakturë në zonën e faqes pas një përplasjeje me kokë në ndeshjen ndaj Juventusit në fund të prillit. Pas ndërhyrjes kirurgjikale, ai ka nisur rikuperimin dhe stërvitet me maskë mbrojtëse.
Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, është shprehur optimist për gjendjen e tij, duke theksuar se lojtari po stërvitet normalisht dhe se pushimi mund t’i ketë shërbyer për rikuperim.
Modrić, fitues i “Topit të Artë” në vitin 2018, ka qenë një figurë kyçe për Kroacinë në turnetë e fundit madhorë, duke ndihmuar ekipin të arrijë finalen e Botërorit 2018 dhe gjysmëfinalen në 2022. Ky do të jetë Botërori i tij i pestë me fanellën e Kroacisë.





