Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
17 May 2026
Vizion fokus

13 mijë pensionistë ende në punë. A duhet ti...

Të gjithë duan të bëjnë biznes, por pa punëtorë…

Presidenti i Tajvanit i përgjigjet Trump: Nuk do të...

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të mbetet asgjë, nëse...

Netanyahu bisedë telefonike me Trump: Duhet të marrësh një...

IDF: Hezbollahu lëshoi 200 raketa drejt Izraelit gjatë fundjavës

Përfaqësuesi amerikan për Tregtinë: Trump nuk i kërkoi ndihmë...

Sulme me dronë në disa rajone ruse, katër viktima

Pakistani optimist për negociatat SHBA-Iran! Trump pritet të marrë...

Britania vendos sistem të ri anti-dron në Lindjen e...

Vrasjet në shkolla dhe shpërndarja e drogërave, Hita telegram komisariateve, zbardhen porositë: Zero tolerancë

17 Maj 14:08

Drejtori i Përgjithshëm i Policia e Shtetit, Skënder Hita, ka shpërndarë një telegram urgjent në të gjitha drejtoritë vendore dhe komisariatet e policisë në vend, duke kërkuar masa të menjëhershme për goditjen e shpërndarjes së drogës dhe mbajtjes së armëve të ftohta në shkolla dhe në perimetrin e tyre të sigurisë.

Në dokumentin e siguruar nga gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, Hita ngre shqetësimin për disa ngjarje të rënda të regjistruara gjatë vitit shkollor 2024-2025, ku nxënës apo persona të tjerë kanë hyrë në ambiente arsimore me sende të ndaluara, duke shkaktuar incidente që kanë rrezikuar jetën dhe sigurinë e nxënësve, si edhe kanë cenuar zhvillimin normal të procesit mësimor.

Sipas telegramit, problematikat kryesore mbeten shpërndarja e lëndëve narkotike pranë shkollave dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta. Kreu i Policisë së Shtetit pranon se një pjesë e këtyre rasteve kanë ardhur edhe si pasojë e reagimit të vonuar dhe punës së dobët të strukturave policore në terren.

Në urdhrin drejtuar drejtuesve vendorë kërkohet organizimi i shërbimeve të posaçme policore në çdo institucion arsimor, duke angazhuar agjentë të policisë kriminale pranë shkollave për monitorimin e situatës dhe identifikimin e shpërndarësve të drogës. Gjithashtu, janë urdhëruar kontrolle të befasishme nga strukturat e narkotikëve, komisariatet dhe forcat operacionale për kapjen në flagrancë të personave që futen në shkolla me lëndë narkotike.

Telegrami parashikon edhe përdorimin e metodave speciale të hetimit për dokumentimin e aktivitetit kriminal pranë shkollave. Ndërkohë, strukturat e Krimit Ekonomik, në bashkëpunim me komisariatet, janë ngarkuar të ndalojnë shitjen e produkteve të ndaluara për të miturit nën 18 vjeç.

Skënder Hita ka paralajmëruar masa disiplinore ndaj drejtuesve dhe efektivëve që nuk zbatojnë detyrat, duke kërkuar analiza të detajuara për çdo rast problematik dhe nisjen e hetimeve disiplinore kur konstatohen shkelje. Në fund të telegramit, drejtoritë vendore të policisë urdhërohen të raportojnë çdo javë për masat e marra, rezultatet dhe problematikat e hasura në terren.

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi

Nga e njëjta kategori

13 mijë pensionistë ende në punë. A duhet ti tatojmë njësoj si çdo punonjës?

më shumë...

Pakistani optimist për negociatat SHBA-Iran! Trump pritet të marrë vendimin përfundimtar brenda 24 orësh

më shumë...

Berisha reagon për deklaratat e Ramës: Gënjeshtrat nuk bëhen të vërteta

më shumë...

Turi çiklistik i Shqipërisë 2026, Tirana “e paralizuar” për një ditë, policia plan masash: Bllokohen edhe disa qytete të tjera

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:22

13 mijë pensionistë ende në punë. A...

7:59

Të gjithë duan të bëjnë biznes, por...

7:42

Presidenti i Tajvanit i përgjigjet Trump: Nuk...

7:27

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të mbetet...

7:00

Netanyahu bisedë telefonike me Trump: Duhet të...

6:43

IDF: Hezbollahu lëshoi 200 raketa drejt Izraelit...

6:30

Përfaqësuesi amerikan për Tregtinë: Trump nuk i...

6:20

Sulme me dronë në disa rajone ruse,...

5:43

Pakistani optimist për negociatat SHBA-Iran! Trump pritet...

5:23

Britania vendos sistem të ri anti-dron në...

4:59

Çfarë ndodh me trupin nëse konsumoni mjaltë...

4:39

Izraeli urdhëron evakuimin e katër zonave në...

4:33

Trump zhvillon bisedë telefonike me presidentin e...

4:13

Trump: Pezullimi 20-vjeçar i programit bërthamor të...

3:17

Berisha reagon për deklaratat e Ramës: Gënjeshtrat...

2:39

Turi çiklistik i Shqipërisë 2026, Tirana “e...

2:20

Ekspozitë në stacionin e trenit, nostalgjikët e...

2:08

Vrasjet në shkolla dhe shpërndarja e drogërave,...

2:02

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët shqiptarë...

1:57

BE monitoron “paqen fiskale”, Tatimet: Do na...

Më të klikuarat

  • “Kisha 1 vit e gjysmë e lidhur”, ndarja LIVE dhe...
  • Bordi i Transparencës vendos çmime të reja, rritet nafta
  • Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar
  • Horoskopi për ditën e sotme, 17 Maj 2026
  • “Vëllai kishte 100% të drejtë”! Nuse në Gjakovë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.