Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
25 July 2026
Vizion fokus

Të shtëna me armë në Kurbin, një i plagosur...

Rrëshket shkëmbi në aksin Burrel-Klos, bllokohet rruga

Dita e 56-të e protestës, vijon qendresa qytetare

Zjarri përfshin malin e Çipinit, era favorizon përhapjen e...

Arrestohet praktikantja kanadeze në selinë e NATO-s, akuzohet për...

Zjarret “pushtojnë” Francën, pushuesit rrëfejnë tmerrin

“Kosova është Serbi”, Vuçiç sulmon aleancën shqiptaro-kroate: Duhet të...

Sa të shqetësuar duhet të jemi për hakimin e...

U kapën me 2 kg kokainë në makinë, arrestohet...

Bufon i thotë “JO” bashkimit me Maldinin për të...

Vrasjet në shkolla dhe shpërndarja e drogërave, Hita telegram komisariateve, zbardhen porositë: Zero tolerancë

17 Maj 14:08

Drejtori i Përgjithshëm i Policia e Shtetit, Skënder Hita, ka shpërndarë një telegram urgjent në të gjitha drejtoritë vendore dhe komisariatet e policisë në vend, duke kërkuar masa të menjëhershme për goditjen e shpërndarjes së drogës dhe mbajtjes së armëve të ftohta në shkolla dhe në perimetrin e tyre të sigurisë.

Në dokumentin e siguruar nga gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, Hita ngre shqetësimin për disa ngjarje të rënda të regjistruara gjatë vitit shkollor 2024-2025, ku nxënës apo persona të tjerë kanë hyrë në ambiente arsimore me sende të ndaluara, duke shkaktuar incidente që kanë rrezikuar jetën dhe sigurinë e nxënësve, si edhe kanë cenuar zhvillimin normal të procesit mësimor.

Sipas telegramit, problematikat kryesore mbeten shpërndarja e lëndëve narkotike pranë shkollave dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta. Kreu i Policisë së Shtetit pranon se një pjesë e këtyre rasteve kanë ardhur edhe si pasojë e reagimit të vonuar dhe punës së dobët të strukturave policore në terren.

Në urdhrin drejtuar drejtuesve vendorë kërkohet organizimi i shërbimeve të posaçme policore në çdo institucion arsimor, duke angazhuar agjentë të policisë kriminale pranë shkollave për monitorimin e situatës dhe identifikimin e shpërndarësve të drogës. Gjithashtu, janë urdhëruar kontrolle të befasishme nga strukturat e narkotikëve, komisariatet dhe forcat operacionale për kapjen në flagrancë të personave që futen në shkolla me lëndë narkotike.

Telegrami parashikon edhe përdorimin e metodave speciale të hetimit për dokumentimin e aktivitetit kriminal pranë shkollave. Ndërkohë, strukturat e Krimit Ekonomik, në bashkëpunim me komisariatet, janë ngarkuar të ndalojnë shitjen e produkteve të ndaluara për të miturit nën 18 vjeç.

Skënder Hita ka paralajmëruar masa disiplinore ndaj drejtuesve dhe efektivëve që nuk zbatojnë detyrat, duke kërkuar analiza të detajuara për çdo rast problematik dhe nisjen e hetimeve disiplinore kur konstatohen shkelje. Në fund të telegramit, drejtoritë vendore të policisë urdhërohen të raportojnë çdo javë për masat e marra, rezultatet dhe problematikat e hasura në terren.

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi

Nga e njëjta kategori

Të shtëna me armë në Kurbin, një i plagosur (EMRI)

më shumë...

Rrëshket shkëmbi në aksin Burrel-Klos, bllokohet rruga

më shumë...

Zjarri përfshin malin e Çipinit, era favorizon përhapjen e flakëve

më shumë...

U kapën me 2 kg kokainë në makinë, arrestohet i riu shqiptar dhe bashkëpuntori i tij italian

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:13

Të shtëna me armë në Kurbin, një...

7:48

Rrëshket shkëmbi në aksin Burrel-Klos, bllokohet rruga

7:32

Dita e 56-të e protestës, vijon qendresa...

7:27

Zjarri përfshin malin e Çipinit, era favorizon...

6:43

Arrestohet praktikantja kanadeze në selinë e NATO-s,...

6:22

Zjarret “pushtojnë” Francën, pushuesit rrëfejnë tmerrin

6:08

“Kosova është Serbi”, Vuçiç sulmon aleancën shqiptaro-kroate:...

5:47

Sa të shqetësuar duhet të jemi për...

5:11

U kapën me 2 kg kokainë në...

5:01

Kjo është shenja më misterioze e Horoskopit

4:45

Bufon i thotë “JO” bashkimit me Maldinin...

4:27

Trump thotë se Irani është “shumë më...

4:14

Aksident në Stamboll, raportohet për 30 të...

3:51

Parashikimi i motit për ditën e diel

3:30

Huthët sulmojnë Arabinë Saudite, reagon Riadi, godet...

2:44

“Besa” kërkon ndryshim rrënjësor, dokumenti vë në...

2:26

E mori peng pasi i vrau prindërit,...

2:10

Berisha: PD mbështet protestën, SPAK nën urdhërat...

1:54

Maratona e bebeve në Pogradec, aktiviteti u...

1:30

Kapet në Kavajë 26-vjeçari i kërkuar nga...

Më të klikuarat

  • Fshati Vidhishtë në zi, përcillen sot në banesën e fundit çi...
  • Sherr me Ramën në mbledhje? Reagon Braçe: Nuk më nxorri asku...
  • E mori peng pasi i vrau prindërit, momenti kur policia shpët...
  • “Besa” kërkon ndryshim rrënjësor, dokumenti vë në fokus tran...
  • I vrau babain dhe i plagosi nënën, 35-vjeçari në Roskovec lë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.