Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
29 August 2026
Vizion fokus

Viktima nga sulmet në Ukrainë, Rusia godet më dronë...

Niko Peleshi mbledh deputetët e Korçës, kërkon më shumë...

Papa Leo XIV surprizon botën e modës, “Vanity Fair”...

“Po bëhet një kalë i ngordhur”, Berisha komenton shkarkimin...

“Rama po mbron Agasin”, Berisha: Kryeministri ka këmbëngulur t’i...

Droni rus godet një depo eksplozivësh pranë Kievit, evakuohen...

“Ia vlejti”! Tragjedi në SHBA, nëna vret djalin 11-muajsh...

Rama mbledh sot të deleguarit për Tiranën dhe deputetët...

Mbi 600 të vdekur dhe mbi 2,400 të zhdukur...

A do të varroset Ratko Mlladiç me nderime ushtarake...

Berisha reagon për deklaratat e Ramës: Gënjeshtrat nuk bëhen të vërteta

17 Maj 15:17

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar përmes një videomesazhi lidhur me deklaratat e sotme të kryeministrit Edi Rama në podcastin “Flasim”.

Berisha ka akuzuar Ramën për manipulim të fakteve, ndërsa shton se sipas vlerësimeve ndërkombëtare për tenderat publikë, Shqipëria ka shënuar rënie të ndjeshme në transparencë dhe standarde, ndërsa ngriti akuza për përfitime të paligjshme nga persona të lidhur me kryeministrin.

Ai foli sërish lidhur me një deklaratë të kryeministrit në një konferencë në Estoni, ku krahason shqiptarët me talebanët, duke e cilësuar këtë si fyese dhe të papranueshme.

“Pasi u damkos nga institucioni i Tender Europe, i cili në vlerësimet e tenderave në 38 vende gjeti se Shqipëria kishte një rënie dramatike nga viti 2010 gjer në vitin 2026, nga 80 pikë që kishte në vitin 2010-2013, bie në 64 pikë në vitin 2026 dhe secili nga ju mund të shohë këtë grafik të këtij institucioni. Përveç kësaj, Europe Tender gjen se transparenca ka rënë në 50 pikë dhe dramatike është se flamujt e kuq kanë 40% të tenderave dhe në këtë kontekst rikujtoj këtu se është baxhanaku i Edi Ramës që ka fituar qindra tendera sekrete në kundërshtim me ligjin dhe vetëm në një vit ka marrë 800 transaksione pagesa nga thesari i shtetit. Pra, një gënjeshtër sa më shumë të përsëritet bëhet aq më e zezë dhe nuk bëhet e vërtetë. Së dyti, në monologun e tij, ai u ndal tek një konferencë e zhvilluar në Talin, ku në mënyrën më të papërgjegjshme krahasoi, pa u skuqur, pa u zverdhur shqiptarët me talebanët, duke u përpjekur të jetë interesant se shqiptarët janë në besimin e tyre të perëndimit si talebanët e Europës. Asgjë s’i lidh shqiptarët me talebanët. Nuk i lidh as e shkuara, as besimi i tyre, as politika dhe asgjë tjetër.

Ata janë një organizatë terroriste e damkosur dhe krahasimi i kombit tënd me një organizatë si ajo, të tregon se je një njeri i shpërlarë, që je i gatshëm të thuash çdo fjalë për t’u bërë interesant. Po në këtë konferencë, mori përgjigjen që meriton, lideri apo për të mos thënë budallai global. Moderuesi i konferencës hodhi poshtë tezat e tij, këshillat e tij për Europën dhe kjo hedhje poshtë u duartrokit nga audienca, çka e nervozoi shumë Edi Ramën dhe harroi se është një konferencë ndërkombëtare, filloi të thotë se nuk kam thënë këtë apo atë. Përveç kësaj, po në këtë konferencë, përsëriti gënjeshtrën e tij banale se nga vitet ’60 gjer sot nga Shqipëria dhe Rusia nuk kanë patur asnjë shkëmbim vizite, në një kohë kur kanë qenë të paktën mbi 12 vizita, ndër të cilat të niveleve president, kryeministra, kryetarë parlamentesh dhe vetë Sergei Lavrov, në vitin 2004, ka ardhur në Shqipëri dhe ka iniciuar me Partinë e Edi Ramës traktatin e miqësisë”, tha Berisha.

Më tej kryedemokrati theksoi se opozita e mbështet procesin për arsye gjeopolitike, por Shqipëria nuk plotëson kriteret për anëtarësim.

Ai shtoi se rezoluta e miratuar në Kuvend nuk përmban vlerësime për qeverinë, por vetëm kërkesa dhe detyrime në kuadër të procesit integrues.

“Në monologun e tij, ndër të tjera, u ndal dhe tek rezoluta që u votua në parlament, duke pretenduar se opozita e votoi pasi konstatoi se po zhbllokohet IBAR. E vërteta është se, opozita ka një tezë nga e cila nuk lëviz, se Shqipëria përveç kriterit gjeopolitik nuk plotëson absolutisht asnjë kriter për anëtarësimin në Bashkimin Europian, por opozita e mbështet këtë proces si një proces të diktuar nga gjeopolitika dhe kurrë ndonjëherë nuk ka menduar dhe nuk mendon të bllokojë procesin. Rezoluta nga alfa tek omega nuk ka asnjë fjalë vlerësimi për punën e qeverisë apo të parlamentit, por thjesht rreshton kërkesat dhe detyrat të domosdoshme për procesin e integrimit”, tha Berisha.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Berisha rama

Nga e njëjta kategori

Ekonomiku kryeson preferencat, mbështetje financiare për programet prioritare

më shumë...

Kurti takon udhëheqësit e Luginës, akuzon Serbinë se bllokon fondet për Preshevën, Medvegjën e Bujanocin

më shumë...

Viktima nga sulmet në Ukrainë, Rusia godet më dronë disa rajone, mes të vrarëve edhe fëmijë

më shumë...

Niko Peleshi mbledh deputetët e Korçës, kërkon më shumë angazhim në terren dhe reagim për problematikat e qarkut

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:18

Ekonomiku kryeson preferencat, mbështetje financiare për programet...

3:06

Kurti takon udhëheqësit e Luginës, akuzon Serbinë...

2:46

Viktima nga sulmet në Ukrainë, Rusia godet...

2:25

Niko Peleshi mbledh deputetët e Korçës, kërkon...

2:11

Ndezi zjarr në fshatin Tërbaç, por flakët...

2:09

Papa Leo XIV surprizon botën e modës,...

Ergys Agasi dhe Uljan Shpataraku
1:37

Burg për Uljan Shpatarakun, ish-zyrtarit të policisë...

1:21

“Po bëhet një kalë i ngordhur”, Berisha...

Foto ilustruese
12:54

Kontrolle në Pukë dhe Fushë-Arrëz për drogë,...

12:44

Operacioni në Korçë, kush është personi me...

12:35

“Rama po mbron Agasin”, Berisha: Kryeministri ka...

12:23

Droni rus godet një depo eksplozivësh pranë...

12:04

DETAJE/ Punonte si kamarier në një hotel...

11:43

Situatë kritike nga zjarri në fshatin Sllatinë...

11:26

Rikualifikohet qendra e kimioterapisë në Vlorë, ministrja...

11:19

Katër persona i dhunuan nipin 18-vjeçar, xhaxhai...

10:57

“Ia vlejti”! Tragjedi në SHBA, nëna vret...

10:38

U rrëzua nga biçikleta, humb jetën i...

10:23

Banorët e Patosit në protestë, kundër shkrirjes...

10:08

Dhunoi dhe kanosi bashkëshorten, arrestohet 67-vjeçari në...

Më të klikuarat

  • Arrestohet “Doktori”, furnizonte klientët me lëndë narkotike...
  • E shtuna shënon fundin e temperaturave “afrikane”, qytetet m...
  • DETAJE/ Punonte si kamarier në një hotel në Golem, 18-vjeçar...
  • Katër persona i dhunuan nipin 18-vjeçar, xhaxhai merr kallas...
  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.