E mërkurë, 23 Shtator 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Telefonata që alarmoi policinë, pronari i mjetit dyshoi për eksploziv por gjendet një pajisje GPS

Një objekt i dyshimtë i konstatuar mëngjesin e kesaj  te djele në një automjet në lagjen 18 të Korçës alarmoi policinë dhe solli ndërhyrjen e forcave speciale RENEA.

Ngjarja u regjistrua në rrugën “Petraq Shomo”, ku uniformat blu rrethuan zonën dhe vendosën perimetër sigurie, ndërsa u sekuestruan edhe pamjet e kamerave të pranë vendit të ngjarjes.

Ka qenë vetë pronari i mjetit që ka njoftuar policinë pasi kishte vënë re objektin e vendosur në pjesën e pasme të makines. Pas kontrollit të kryer nga forcat xheniere, rezultoi se bëhej fjalë për një pajisje GPS dhe jo për lëndë eksplozive.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit është Gëzim Pasho, inspektor i Pyjeve në Korçë. Ai është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes dhe personat që mund të kenë lidhje me vendosjen e pajisjes.

Sipas burimeve paraprake, një nga pistat që po hetohet është mundësia e ngatërrimit të automjetit me atë të djalit të tij. Vetë Pasho ka deklaruar se nuk ka konflikte me persona të tjerë.Policia vijon hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Më shumë video

Reklamë