E enjte, 8 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

BE monitoron “paqen fiskale”, Tatimet: Do na asistojnë edhe ekspertët e FMN

Për të parandaluar pastrimin e parave të pista, zbatimi i paqes fiskale do të zbatohet nën monitorimin e ekspertëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimit Europian.

Drejtoria e Tatimeve, nëpërmjet një njoftimi, thekson se ky ligj përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt formalizimit të ekonomisë, teksa bën me dije se administrata do të ushtrojë kontrolle për të parandaluar çdo tentativë abuzimi apo përdorimi të kësaj nisme.

Për vitin 2026, aplikimi për lidhjen e marrëveshjes së paqes fiskale mund të kryhet elektronikisht deri më datë 5 qershor. Aplikimet e kryera pas këtij afati do të refuzohen.

Vazhdo të lexosh

Reklamë