Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
16 May 2026
Vizion fokus

Berisha: Fitojmë vetëm me protesta! Kreu demokrat sulmon sërish...

Meloni për kampet e emigrantëve: Vendet e Evropës po...

Ekspertët: Lufta në Ukrainë po i afrohet fundit

Studimi për gruan 117-vjeçare zbulon sekretet e jetëgjatësisë dhe...

“Engjëlli i Vdekjes”, Zvicra do të hapë dosjet sekrete...

“Terroristi më aktiv në botë”, Trump: Forcat amerikane dhe...

Putin vizitë zyrtare në Kinë më 19-20 maj, takim...

Gjashtë të vrarë nga sulmet izraelite në Liban, SHBA-të...

Trump paralajmëron Tajvanin të mos kërkojë pavarësi nga Kina:...

Dyshime për shpërdorim detyre dhe ndërtime pa leje, AMP...

Novruz Cenalia rivarroset në Varrezat e Dëshmorëve, Lamallari: Policia e Shtetit ka sot një dëshmor më shumë

16 Maj 13:31

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, morën pjesë në ceremoninë e rivarrimit të Dëshmorit të Atdheut, Novruz Cenalia, i vrarë dy vite më parë në Fier.

Në fjalën e tij mbajtur para familjarëve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit, ministri Lamallari vlerësoi sakrificën e efektivit dhe kërkoi që drejtësia t’i shkojë deri në fund ngjarjes kriminale.

Ceremonia tha ministri, nuk ishte vetëm një akt shtetëror, por një moment përuljeje para sakrificës së një punonjësi policie që, sipas tij, e pa uniformën si mision në shërbim të qytetarëve dhe të atdheut.

“Policia e Shtetit mban në historinë dhe kujtesën e saj edhe një dëshmor më shumë. Emri i Novruz Cenalisë do të qëndrojë përgjithmonë mes atyre burrave dhe grave që uniformën nuk e panë si privilegj, por si mision në shërbim të qytetarëve dhe të atdheut”, deklaroi Lamallari.

Ai theksoi se vrasja e efektivit të policisë ishte një goditje jo vetëm ndaj një punonjësi të rendit, por edhe ndaj vetë autoritetit të shtetit dhe besimit te ligji.

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, sakrifica e Novruz Cenalisë forcon vendosmërinë e institucioneve për të luftuar krimin dhe për të garantuar sigurinë publike.

“Por ata që mendojnë se mund të trembin shtetin duke goditur një punonjës policie, gabojnë rëndë. Humbja e Novruz Cenalisë është një dhimbje e madhe, por ajo nuk e dobëson misionin tonë; përkundrazi, e bën edhe më të fortë vendosmërinë për të luftuar krimin dhe për të mbrojtur rendin e sigurinë publike”, u shpreh ai.

Gjatë ceremonisë, Lamallari e cilësoi shpalljen “Dëshmor i Atdheut” për Novruz Cenalinë si një akt drejtësie morale dhe historike, duke nënvizuar se Shqipëria e vendos atë në panteonin e burrave që dhanë jetën për vendin.

Ministri i Lamallari pati gjithashtu një thirrje për drejtësinë, duke kërkuar që autorët e krimit të marrin dënimin e merituar.

“Drejtësia penale për Novruzin nuk është vetëm një detyrim ligjor; është një detyrim moral ndaj sakrificës së tij dhe ndaj çdo punonjësi policie që përballet çdo ditë me rrezikun për të mbrojtur qytetarët. Një shtet që nderon dëshmorët e tij, duhet të garantojë se krimi nuk do të triumfojë kurrë mbi ligjin”, tha Lamallari.

Në përfundim të ceremonisë, ministri u shpreh se kujtimi i Novruz Cenalisë do të mbetet i paharruar për Policinë e Shtetit dhe për gjithë Shqipërinë.

“Në këtë vend të shenjtë, pranë dëshmorëve të kombit, prehet sot edhe një bir i denjë i Shqipërisë. Një njeri që nuk kërkoi lavdi, por bëri detyrën deri në frymën e fundit”, përfundoi ai.

Posted Under:
Aktualitet Anash Vendi
Tagged:
novruz cenalia

Nga e njëjta kategori

Dalin pamjet/ Grabitja e argjendarisë në Kamzë, autorët largohen me motor, me çantën plot (VIDEO)

më shumë...

“Moza përfaqësoi në fermë njeriun e dhunshëm dhe ofendues”, Fabjola: Rinia po ikën nga Shqipëria se nuk i tolerohen gabimet

më shumë...

Berisha: Fitojmë vetëm me protesta! Kreu demokrat sulmon sërish Salianjin: PD s’mund të pranojë bashkëpunëtorë të krimit

më shumë...

Reshjet vështirësojnë lëvizjen, probleme me qarkullimin e mjeteve në aksin Fier-Vlorë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:00

Dalin pamjet/ Grabitja e argjendarisë në Kamzë,...

2:24

“Moza përfaqësoi në fermë njeriun e dhunshëm...

2:24

Berisha: Fitojmë vetëm me protesta! Kreu demokrat...

2:17

Reshjet vështirësojnë lëvizjen, probleme me qarkullimin e...

2:03

Meloni për kampet e emigrantëve: Vendet e...

1:58

“Vëllai kishte 100% të drejtë”! Nuse në...

1:46

Grabitet argjendaria në Kamëz, autorët marrin bizhuteri...

1:37

“Arbana nuk duhet të përfshihej në debat”,...

1:31

Novruz Cenalia rivarroset në Varrezat e Dëshmorëve,...

1:19

Moza flirt me Dj Bujakën? Bashkëshortja: Nëse...

1:12

“Gjëja e parë që do bëj sapo...

1:00

“Kisha 1 vit e gjysmë e lidhur”,...

12:32

Ekspertët: Lufta në Ukrainë po i afrohet...

12:10

Ekspozita “Identitete në tranzicion”, punimet e Ermal...

11:56

Studimi për gruan 117-vjeçare zbulon sekretet e...

11:56

Vanesa eliminohet nga “Ferma VIP”, hyrja e...

Isuf Jaçaj dhe Gëzim Bashllari
11:21

“Shkrirja” e Policisë së Sarandës! Si u...

11:17

Bordi i Transparencës vendos çmime të reja,...

Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
10:43

Planifikuan vrasjen e Aleksandër Prendit, zbardhet njoftimi...

Mengele (në të djathtë) në vitin 1944, me komandantin e Auschwitzit, Richard Baer (në të majtë) dhe ish-komandantin Rudolf Höss.
10:36

“Engjëlli i Vdekjes”, Zvicra do të hapë...

Më të klikuarat

  • Hëna e Re në Dem më 16 maj 2026, fillim i ri në financa e ma...
  • Bordi i Transparencës vendos çmime të reja, rritet nafta
  • Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar
  • “Vëllai kishte 100% të drejtë”! Nuse në Gjakovë...
  • Moza flirt me Dj Bujakën? Bashkëshortja: Nëse e merr parasys...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.