Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
15 May 2026
Vizion fokus

“Bashkëpunim i lartë me SHBA për mbrojtjen kibernetike”, ministri...

“Mbështesim rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së”, kryeministri estonez: Ecni...

“Ju solla diellin në Estoni”, Rama konferencë me homologun...

“Vetëm unë mund t’iu shëroj nga shpirtrat e këqinj”,...

Tragjedi në një shpellë nënujore në Maldive! Humbin jetën...

Kryeministri Rama merr pjesë në Konferencën Lennart Meri 2026...

PD në zgjedhje apo votime? Mziu: Berisha është i...

“Goditja e mashtrimit kompjuterik dhe Call Center-ave”, Lamallari: 84...

Debatet brenda mazhorancës/ Muka: Nëse PS do ishte në...

Mziu: Ja çfarë thonë kolegët socialistë për situatën brenda...

“Vetëm unë mund t’iu shëroj nga shpirtrat e këqinj”, imami në Londër dënohet me burgim të përjetshëm, p*rdhunoi vajza 12-vjeçare

15 Maj 10:59

Një ish-imam në Londrën Lindore është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi u shpall fajtor për një seri përdhunimesh dhe abuzimesh seksuale ndaj grave dhe vajzave, ku viktima më e vogël ishte vetëm 12 vjeçe.

54-vjeçari Abdul Halim Khan u përshkrua nga gjykata si një person “dinak” dhe “manipulues”, i cili shfrytëzoi pozitën dhe autoritetin e tij fetar për të abuzuar me shtatë viktima nga komuniteti mysliman në periudhën 2005–2014.

Në muajin shkurt, Khan u shpall fajtor për 21 akuza, përfshirë përdhunim, sulm seksual dhe krime seksuale ndaj të miturve. Sulmet ndodhën në apartamente dhe vende të izoluara ku ai i çonte viktimat, duke përdorur fenë dhe frikën si mjet kontrolli.

Gjatë dhënies së vendimit, gjyqtari Leslie Cuthbert deklaroi se Khan kishte “shtrembëruar me vetëdije fenë myslimane” dhe kishte abuzuar sistematikisht me pushtetin e tij për kënaqësi seksuale personale.

Sipas prokurorisë, ish-imami u thoshte viktimave se ishin të pushtuara nga shpirtra të këqij dhe se vetëm ai mund t’i “pastronte”. Në disa raste ai pretendonte se ishte i pushtuar vetë, ndërsa kërcënonte gratë dhe vajzat se familjet e tyre do të pësonin dëm apo “magji të zezë” nëse flisnin.

Një prej viktimave tregoi në gjykatë se Khan i kishte thënë se vuante nga kanceri në vezore dhe se vetëm ai mund ta shëronte, përpara se ta çonte në një zonë të izoluar dhe ta përdhunonte.

Viktimat e përshkruan ish-imamin si një njeri që fshihej “pas maskës së një udhëheqësi fetar të devotshëm dhe të besueshëm”, ndërsa njëra prej tyre deklaroi mes lotësh: “Për mua, Khan nuk është qenie njerëzore, por mishërimi i së keqes.”

Pavarësisht dënimit, gjykata mori edhe letra mbështetjeje për Khan nga familjarë dhe disa anëtarë të komunitetit.

Policia dhe prokuroria vlerësuan guximin e viktimave që denoncuan abuzimet pas shumë vitesh heshtjeje, ndërsa organizata për mbrojtjen e fëmijëve NSPCC e cilësoi rastin si “thellësisht tronditës”, duke theksuar se Khan përdori pozitën e tij fetare për të manipuluar dhe heshtur viktimat./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Angli Imam Londer

Nga e njëjta kategori

Ministri Nufi prezanton prioritetet strategjike të mbrojtjes: Fokusi në modernizimin dhe Industrinë e Mbrojtjes

më shumë...

Fermerët braktisin vreshtarinë, reduktohet sipërfaqja e kultivuar me rrush në zonën e Roskovecit

më shumë...

“Turi Çiklistik i Shqipërisë 2026” nga Tirana në Himarë, policia plan masash, akset që do të bllokohen

më shumë...

Komisionerja e zgjerimit në Kosovë, Marta Kos pritet nga kryeministri në detyrë Albin Kurti

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:04

Ministri Nufi prezanton prioritetet strategjike të mbrojtjes:...

12:46

Fermerët braktisin vreshtarinë, reduktohet sipërfaqja e kultivuar...

12:43

“Turi Çiklistik i Shqipërisë 2026” nga Tirana...

12:40

Komisionerja e zgjerimit në Kosovë, Marta Kos...

12:32

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit,...

12:00

“Bashkëpunim i lartë me SHBA për mbrojtjen...

11:48

Red Bull Four 2 Score sjell spektakël...

11:27

“Mbështesim rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së”, kryeministri...

11:19

“Ju solla diellin në Estoni”, Rama konferencë...

11:07

Bordi i Transparencës vendos çmime të reja,...

10:59

“Vetëm unë mund t’iu shëroj nga shpirtrat...

10:54

EMRI/ Në kërkim nga SPAK për trafik...

10:43

Sot tjetër eliminim në “Ferma VIP”, vota...

10:24

Tentoi të vriste me armë zjarri një...

10:02

Tre “ushtarët” e Bajrit nën akuzë, SPAK...

9:58

Helmimi i studentëve në Akademinë e Policisë,...

9:48

Tragjedi në një shpellë nënujore në Maldive!...

9:29

Shqipëria forcon mbrojtjen kibernetike, i bashkohet NATO...

9:26

Dy aksidente rrugore në Vlorë, disa të...

8:33

Kryeministri Rama merr pjesë në Konferencën Lennart...

Më të klikuarat

  • “Kemi qenë dy vite e gjysmë bashkë”, Soni Malaj flet për Flo...
  • Hëna e Re e fundit e pranverës sjell lajme të forta, Meri Gj...
  • U aksidentua ndërsa ecte me biçikletë, ndërron jetë në spita...
  • Tragjedi në një shpellë nënujore në Maldive! Humbin jetën 5...
  • U akuzua për ngacmim seksual nga 21-vjeçarja, Gjykata e Korç...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.