Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në Presidencë Ambasadoren e Shtetit të Palestinës në Shqipëri, Rana Abusibaa, me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale.
Presidenti Begaj i uroi mirëseardhjen Ambasadores Abusibaa dhe suksese në përmbushjen e misionit të saj diplomatik në Shqipëri, duke shprehur besimin se ajo do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.
Presidenti Begaj nënvizoi se Shqipëria vijon të ndjekë me vëmendje zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe mbështet përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për arritjen e një zgjidhjeje të drejtë, të qëndrueshme dhe paqësore.





