E diel, 1 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Laimer i irrituar nga deklaratat e Uli Hënes

Deklaratat e presidentit të nderit të Bajernit, Uli Hënes, mund të kenë ndikim në negociatat për kontratën mes klubit bavarez dhe Konrad Laimer. Austriaku raportohet se ka mbetur “i irrituar” nga komentet e Hënes.

Edhe pse Hënes shprehu vlerësimin e tij për Laimerin gjatë intervistës, ai gjithashtu bëri të qartë se ekzistojnë kufij financiarë për një bashkëpunim përtej kontratës aktuale.

Hënes theksoi se bëhet fjalë për një “vlerësim realist të vlerës së tij sportive dhe ekonomike”. “Ajo është e lartë, por ai nuk është Herri Kejn”, u shpreh ai.

Laimer raportohet se kërkon edhe më shumë se paga prej 15 milionë eurosh në vit.

Thuhet se ai synon deri në 20 milionë euro në sezon, përfshirë bonuset dhe tarifat e nënshkrimit, çka do ta vendoste mes lojtarëve më të paguar te Bajerni.

Vazhdo të lexosh

Reklamë