E shtunë, 31 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 11 minuta më parë
Politikë

PS-PD votojnë me 114 vota projekt-rezolutën për integrimin në BE

Mazhoranca dhe opozita kanë votuar njëzëri projekt-rezolutën për procesin e integrimit evropian të vendit.

Me 114 vota pro, asnjë kundër dhe 1 abstenim të Bujar Leskajt, deputetët e PS dhe PD arritën konsensusin mbi këtë dokument.

Reklamë

Rezoluta parashikon bashkëpunim gjithëpërfshirës dhe angazhim të përbashkët për avancimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ajo thekson nevojën për dialog politik dhe shoqëror gjithëpërfshirës, me synim garantimin e një konsensusi kombëtar mbi prioritetet europiane.

Reklamë

Konsensusi mes palëve politike është një nga rastet e pakta të bashkëpunimit të gjerë në Kuvend për çështje të integrimit evropian, duke sinjalizuar një qëndrim të unifikuar përballë procesit të negociatave me BE-në.

Vazhdo të lexosh

Reklamë