Mjeku Nikollaq Nunka ka mohuar para Gjykatës së Korçë akuzat për ngacmim seksual ndaj një 21-vjeçareje, duke deklaruar se gjatë ekzaminimit ka kryer vetëm detyrën e tij si mjek.
Burime nga seanca e masës së sigurisë bëjnë me dije se 72-vjeçari është shprehur para togave të zeza se në asnjë moment nuk ka pasur sjellje të papërshtatshme apo prekje të tepruara ndaj të resë.
“Nuk ka pasur në asnjë moment prekje të tepruara nga ana ime. Unë kam bërë vetëm detyrën që më kërkon profesioni. Nuk e di pse më akuzojnë për këtë gjë, nuk kanë asnjë provë ndaj meje”, mësohet të ketë deklaruar mjeku gjatë seancës.
Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj mjekut Nunka, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë nga organet kompetente.
/vizionplus.tv





