Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
11 May 2026
Vizion fokus

Gjykata rrëzon kërkesën për zëvendësim mase, ish-presidenti Meta mbetet...

Kryeministri Rama: OBP, kapërcim i madh për transparencën dhe...

GJKKO shqyrton kërkesën për zëvendësim mase ndaj Ilir Metës,...

“Diella nuk fle gjumë”, Rama: Do të revolucionarizojë prokurimet...

Prokurimet Publike/ Kashta: Shqipëria avancon në “Kapitullin 5”, BE...

Ferit Hoxha takim me ministrat e Jashtëm të BE-së...

Me kallashnikov dhe të maskuar, tre persona grabisin bankën...

Bie zjarr në avion, evakuohen pasagjerët, mbyllet përkohësisht aeroporti...

Netanyahu: Duam të bëhemi të pavarur nga ndihma ushtarake...

“Krejtësisht e papranueshme”, Trump refuzon përgjigjen e Iranit, rriten çmimet...

“Diella nuk fle gjumë”, Rama: Do të revolucionarizojë prokurimet publike në Shqipëri! Do të rekrutojmë më të mirët e tregut

11 Maj 11:57

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama dhe Negociatorja për Kapitullin 5 “Prokurimi Publik”, njëkohësisht Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë së Prokurimit Publik, Reida Kashta kanë mbajtur një konferencë për mediat për të folur se ku qëndron sot Shqipëria në fushën e prokurimeve publike, si rezultat i një reforme modernizuese antikorrupsion.

Kryeministri prezantoi zhvillimet më të fundit në reformën e prokurimeve publike, duke theksuar rritjen e aksesit të kompanive në kontratat publike dhe ndryshimet strukturore që po ndodhin në këtë fushë.

Kryeministri bëri të ditur se Shqipëria po përgatitet të kalojë drejt një sistemi tërësisht të ri të prokurimit publik elektronik, i bazuar në inteligjencë artificiale.

Ai deklaroi se projekti synon të transformojë rrënjësisht mënyrën e zhvillimit të prokurimeve, duke eliminuar procedurat manuale dhe duke garantuar transparencë të plotë dhe gjurmueshmëri në çdo hap të procesit.

Rama: Rritja e ndjeshme e kompanive fituese, jo në vlerë absolute, por në raport me numrin e procedurave, ka shumë më tepër akses në kontratat publike, gjë që, si e gjithë kjo pasqyrë, kundërshton shumë narrativën e jetës së përditshme mediatike.

Ne tani jemi në një fazë të re të procesit, pasi janë hartuar gjatë kësaj periudhe 450 faqe specifikime teknike të detajuara, për të cilat kanë punuar ekspertë të zotë vendas, dhe këto faqe janë vënë nën shqyrtimin e Bankës Botërore, që ka dhënë pak ditë më parë dritën jeshile, pa kundërshtime, certifikimin “pa kundërshtim” të çdo objekti ku Banka Botërore merr pjesë me financim, dhe tani jemi gati të kalojmë në ndërtimin e një sistemi absolutisht inovativ të prokurimit elektronik, një sistem unik me AI. Ekspertët tanë nuk kanë punuar në ishull të izoluar, por kanë ndërvepruar me ekspertë në një sërë vendesh. 

Projekti ynë është i pari i këtij lloji, pasi synon që të gjithë elementët e procesit t’i vendosë në një zinxhir dhe të mundësojë prokurimin me AI në një masë shumë të madhe të procesit, dhe të bëjë të mundur që asnjë biznes të mos detyrohet të mbledhë letra lart e poshtë për prokurimet publike, asnjë nëpunës të mos ketë më në dorë të luajë me letrat e biznesit, por të dhënat të mblidhen nga Diella për mbi 40 regjistra publikë, që tashmë janë të digjitalizuar, dhe pastaj të jenë në dorën e biznesit për t’i aktivizuar vetëm me një klik. Një proces që do të shkojë nga studimi i tregut te dorëzimi i ofertave, monitorimi i kontratave dhe çdo ndërveprim do të jetë vetëm me ekran, totalisht transparent dhe i gjurmueshëm.

Kjo do të bëjë që për institucionet publike të mbyllet njëherë e mirë kapitulli i problematikave të gjithfarëllojshme për hartimin e specifikimeve teknike, llogaritjen e fondit limit, shqyrtimin e ofertave dhe vlerësimin e tyre.

Diella do ta bëjë këtë shqyrtim me algoritme inteligjente, shpejt, saktë dhe paanshmërisht, por i gjithë procesi do të jetë plotësisht i gjurmueshëm dhe, për këdo që do të ketë pretendime, do të jetë e mundur që të rikthehet në pikën e nisjes për të parë të gjithë procesin manualisht. Sistemi është planifikuar të ndërtohet me parimet më të larta të transparencës, të shkruara nga institucionet dhe organizatat ndërkombëtare.

Rama tha se “Diella” do të mundësojë automatizimin e një pjese të madhe të proceseve, nga studimi i tregut deri te vlerësimi i ofertave, duke shënuar një kapërcim të rëndësishëm teknologjik për administratën publike shqiptare.

Rama: Diella do të shënojë kapërcimin nga një epokë në një epokë tjetër të bërjes biznes. Është një përmbysje totale e një sistemi dhe një reflektim në Shqipëri i gjithë asaj që teknologjia u jep vendeve dhe mbi të gjitha vendeve si i yni, në zhvillim, që përmes teklologjisë kanë shanse të papara për të bërë kapërcime, të cilat pa teknologjinë do të ishin të mundura. Ne do të prezantojmë planin tonë të detajuar. Do të nisim nga rekrutimi i specialistëve të teknologjisë digjitale për këtë projekt. AKSHI tanimë nuk është një dhe i vetëm, do të funksionojë i ndarë me një shoqëri të re publike, Albanian Digital Solutions, e cila do të jetë një kompani 100% shtetërore, e cila do të synojë të rekturojë më të mirët e tregut dhe t’i pagujë më mirë se çdo kompani në treg dhe e dyta të bëhet një forcë udhëheqëse.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
BE diell Edi Rama prokurimet publike

Nga e njëjta kategori

Protesta e tregtarëve në Vlorë, kryebashkiakja Mersini: Rehabilitimi i tregut u shërben atyre, janë në dijeni prej muajit shkurt

më shumë...

Gjykata rrëzon kërkesën për zëvendësim mase, ish-presidenti Meta mbetet në burg

më shumë...

Kryeministri Rama: OBP, kapërcim i madh për transparencën dhe eficiencën në tendera

më shumë...

GJKKO shqyrton kërkesën për zëvendësim mase ndaj Ilir Metës, ish-Presidenti mungon në seancë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:49

Hëna e Re sjell ndryshime të forta,...

1:47

Protesta e tregtarëve në Vlorë, kryebashkiakja Mersini:...

1:33

Gjykata rrëzon kërkesën për zëvendësim mase, ish-presidenti...

1:18

Kryeministri Rama: OBP, kapërcim i madh për...

12:55

GJKKO shqyrton kërkesën për zëvendësim mase ndaj...

12:50

Makina përplaset me motorin në Fier, një...

12:46

Tregtarët e Vlorës në protestë, nuk lejohen...

12:31

Konkurrentet e reja trazojnë ujërat, rritet tensioni...

12:18

Ndarja e plazheve në Velipojë, përveç hapësirës...

12:16

Tentuan t’i grabisnin marketin, pronari shqiptar ndjek...

11:57

“Diella nuk fle gjumë”, Rama: Do të...

11:30

Prokurimet Publike/ Kashta: Shqipëria avancon në “Kapitullin...

11:17

Ferit Hoxha takim me ministrat e Jashtëm...

11:16

Prokurimet publike, Rama: Shqipëria mbi mesataren e...

11:03

Përurohen mjediset e reja të GJKKO, Kreu...

10:50

“E zbrita nga ambulanca derisa erdhi policia”,...

10:34

Protesta e PD, Apeli ndryshon masat e...

10:21

Me kallashnikov dhe të maskuar, tre persona...

10:07

Kallas: Zgjedhjet në Kosovë vonojnë dialogun Prishtinë-Beograd

10:07

Bie zjarr në avion, evakuohen pasagjerët, mbyllet...

Më të klikuarat

  • E rëndë në Korçë, 21-vjeçarja denoncon për ngacmim seksual k...
  • “E zbrita nga ambulanca derisa erdhi policia”, flet babai i...
  • Mos printoni faturë pas tërheqjes në bankomat, ja çfarë para...
  • Koreja e Veriut ndryshon kushtetutën: Përgjigje automatike b...
  • Me kallashnikov dhe të maskuar, tre persona grabisin bankën...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.