Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
11 May 2026
Vizion fokus

Gjykata rrëzon kërkesën për zëvendësim mase, ish-presidenti Meta mbetet...

Kryeministri Rama: OBP, kapërcim i madh për transparencën dhe...

GJKKO shqyrton kërkesën për zëvendësim mase ndaj Ilir Metës,...

“Diella nuk fle gjumë”, Rama: Do të revolucionarizojë prokurimet...

Prokurimet Publike/ Kashta: Shqipëria avancon në “Kapitullin 5”, BE...

Ferit Hoxha takim me ministrat e Jashtëm të BE-së...

Me kallashnikov dhe të maskuar, tre persona grabisin bankën...

Bie zjarr në avion, evakuohen pasagjerët, mbyllet përkohësisht aeroporti...

Netanyahu: Duam të bëhemi të pavarur nga ndihma ushtarake...

“Krejtësisht e papranueshme”, Trump refuzon përgjigjen e Iranit, rriten çmimet...

Ferit Hoxha takim me ministrat e Jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor: Zgjerimi i Unionit është jetik për Shqipërinë

11 Maj 11:17

Me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në takimin informal mes Ministrave të Jashtëm të vendeve të BE dhe homologëve nga Ballkani Perëndimor.

Në fjalën e tij, Ministri Hoxha theksoi se për Shqipërinë, zgjerimi i BE-së është një zgjedhje strategjike, si garancia më e fortë për paqe afatgjatë, stabilitet dhe transformim demokratik.

“Besojmë gjithashtu se zgjerimi është po aq i rëndësishëm edhe për vetë Bashkimin Evropian, siç është dëshmuar nga shtatë ciklet e mëparshme të zgjerimit. Ky proces duhet të mbetet i bazuar në meritë, sigurisht, por edhe i besueshëm, i prekshëm dhe i ndjekur aktivisht”, deklaroi Hoxha.

Ministri i Jashtëm shtoi se “Shqipëria ka investuar vazhdimisht dhe do të vazhdojë të investojë në bashkëpunimin rajonal, sepse mbetemi të bindur se nuk ekziston alternativë tjetër e qëndrueshme.”

Mesazhi i Ministrit Ferit Hoxha në X pas takimit:

Bruksel: Kënaqësi që marr pjesë sot, për herë të parë në cilësinë time të re, në takimin joformal të Ministrave të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor.

Pikat kryesore që ndava me kolegët evropianë dhe rajonalë:

Bota, ashtu siç e njihnim dikur, është tronditur thellësisht. Rregullat dhe siguritë që për një kohë të gjatë i konsideronim garanci të stabilitetit, sot duken gjithnjë e më të brishta. Krizat e mbivendosura, fragmentimi gjeopolitik dhe intensifikimi i konkurrencës strategjike kanë kaluar në plan të parë. Në një kontekst të tillë, uniteti i qëllimit dhe uniteti në veprim nuk janë më zgjedhje, ato janë domosdoshmëri.

Për Shqipërinë, uniteti nënkupton bashkimin në çdo format të mundshëm për të ndërtuar kohezion më të fortë, qëndrueshmëri më të madhe dhe një vizion më të qartë gjeopolitik. Por, në fund të fundit, shprehja më e qartë e këtij vizioni mbetet zgjerimi dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Për Shqipërinë, Zgjerimi i BE-së është jetik, një zgjedhje strategjike, një spirancë e qytetërimit dhe garancia më e fortë par paqe afatgjatë, stabilitet dhe transformim demokratik. Besojmë gjithashtu se zgjerimi është po aq i rëndësishëm edhe për vetë Bashkimin Evropian, siç është dëshmuar nga shtatë ciklet e mëparshme të zgjerimit. Ky proces duhet të mbetet i bazuar në meritë, sigurisht, por edhe i besueshëm, i prekshëm dhe i ndjekur aktivisht. Sa herë që procesi bllokohet, krijohen hapësira për cenueshmëri dhe zgjerohen ndikimet armiqësore.

Pikërisht për këtë arsye duhet të thellojmë bashkëpunimin në politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes, duke forcuar njëkohësisht kohezionin dhe mendësinë strategjike të përbashkët në mbarë Evropën. Për Shqipërinë, përafrimi me Bashkimin Evropian nuk është një menu nga e cila mund të zgjedhim sipas dëshirës. Ai është një standard dhe një angazhim që duhet respektuar plotësisht. Në këtë drejtim, ne i lejojmë vetes vetëm një përqindje: 100%.

Forcimi i bashkëpunimit rajonal do të thotë gjithashtu të adresojmë me ndershmëri cenueshmëritë dhe të zgjidhim me vendosmëri çështjet e hapura. Ballkani Perëndimor ka ndryshuar pa dyshim për mirë, por mbetet ende shumë punë për t’u bërë. Ballkani i së kaluarës mund t’i përkasë historisë, por rajoni ende duhet të bëjë më shumë për të merituar plotësisht kuptimin politik dhe demokratik të termit “Perëndimor”, dhe jo vetëm përkufizimin e tij gjeografik.

Shqipëria ka investuar vazhdimisht dhe do të vazhdojë të investojë në bashkëpunimin rajonal dhe pajtimin, sepse mbetemi të bindur se nuk ekziston alternativë tjetër e qëndrueshme. Në veçanti, Procesi i normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk mund dhe nuk duhet të shndërrohet në një slogan bosh apo në një objektiv të shtyrë pafundësisht. Njëzet e shtatë vjet pas ngjarjeve tragjike të vitit 1999, rajoni meriton një të ardhme të përcaktuar nga stabiliteti, njohja reciproke, bashkëpunimi dhe integrimi evropian.

Asnjë vend nuk është imun ndaj #KërcënimeveKibernetike apo #KërcënimeveHibride. Përvoja e Shqipërisë ka qenë e dhimbshme dhe me kosto, por edhe udhëzuese. Ne ishim objektiv i sulmeve serioze, por mësuam, u përshtatëm dhe forcuam qëndrueshmërinë tonë. Nuk ushqejmë iluzione: sa më shumë t’i afrohemi Bashkimit Evropian, aq më të sofistikuara dhe agresive do të bëhen këto kërcënime, përfshirë manipulimin dhe ndërhyrjen e huaj në informacion (#FIMI). Pikërisht për këtë arsye, bashkëpunimi më i ngushtë dhe qëndrueshmëria më e fortë janë thelbësore.

🇦🇱 Shqipëria do të vazhdojë të ndjekë në mënyrë aktive dhe të palëkundur objektivin e saj më të lartë kombëtar: anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Ne mbetemi të vendosur të bëjmë gjithçka të nevojshme për të qëndruar në pararojë të këtij procesi historik dhe për ta kthyer atë në një sukses të përbashkët, për Shqipërinë, për rajonin dhe për Evropën.

Ishte inkurajuese të shihje se këto bindje gjetën jehonë të fortë rreth tryezës Evropiane sot.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
ferit hoxha

Nga e njëjta kategori

Gjykata rrëzon kërkesën për zëvendësim mase, ish-presidenti Meta mbetet në burg

më shumë...

Kryeministri Rama: OBP, kapërcim i madh për transparencën dhe eficiencën në tendera

më shumë...

GJKKO shqyrton kërkesën për zëvendësim mase ndaj Ilir Metës, ish-Presidenti mungon në seancë

më shumë...

Makina përplaset me motorin në Fier, një i lënduar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:33

Gjykata rrëzon kërkesën për zëvendësim mase, ish-presidenti...

1:18

Kryeministri Rama: OBP, kapërcim i madh për...

12:55

GJKKO shqyrton kërkesën për zëvendësim mase ndaj...

12:50

Makina përplaset me motorin në Fier, një...

12:46

Tregtarët e Vlorës në protestë, nuk lejohen...

12:31

Konkurrentet e reja trazojnë ujërat, rritet tensioni...

12:18

Ndarja e plazheve në Velipojë, përveç hapësirës...

12:16

Tentuan t’i grabisnin marketin, pronari shqiptar ndjek...

11:57

“Diella nuk fle gjumë”, Rama: Do të...

11:30

Prokurimet Publike/ Kashta: Shqipëria avancon në “Kapitullin...

11:17

Ferit Hoxha takim me ministrat e Jashtëm...

11:16

Prokurimet publike, Rama: Shqipëria mbi mesataren e...

11:03

Përurohen mjediset e reja të GJKKO, Kreu...

10:50

“E zbrita nga ambulanca derisa erdhi policia”,...

10:34

Protesta e PD, Apeli ndryshon masat e...

10:21

Me kallashnikov dhe të maskuar, tre persona...

10:07

Kallas: Zgjedhjet në Kosovë vonojnë dialogun Prishtinë-Beograd

10:07

Bie zjarr në avion, evakuohen pasagjerët, mbyllet...

9:55

Dhunimi i ish-kreut të PD në Lezhë,...

9:48

E rëndë në Korçë, 21-vjeçarja denoncon për...

Më të klikuarat

  • E rëndë në Korçë, 21-vjeçarja denoncon për ngacmim seksual k...
  • “E zbrita nga ambulanca derisa erdhi policia”, flet babai i...
  • Mos printoni faturë pas tërheqjes në bankomat, ja çfarë para...
  • Koreja e Veriut ndryshon kushtetutën: Përgjigje automatike b...
  • “8 vite me atë që mbaj kanë qenë llahtar”/ Moza flet për par...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.